3 vatra zjarri ne Marinze , rrezikojne banesat

3 vatra zjarri ne Marinze , rrezikojne banesat

821
SHPËRNDAJE

Tre vatra zjarri paralale kane rene mesditen e sotme ne Marinze , duke rrezikuar banesa dhe stanet e bagetive. Sipas shefit te sherbimit zjarrfikes te Rroskovecit , Eltjon Hyska , zjarri fillimisht eshte pikasur nga punonjes te kompanise “ Bankers Petroleum” te cilet kane njoftuar menjehere sherbimet zjarrfikese. Ne vendngjarje kane mberritur 4 mjete zjarrfikese, te Rroskovecit, Fierit dhe Bankersit te cilet kane bere te mundur neutralizimin e shpejte te flakeve dhe largimin e rrezikut prane banesave ku ndodheshin te alarmuar banoret e zones.

Nderkohe banoret shprehen jo vetem te frikesuar , por edhe te indinjuar per faktin se sipas tyre zjarret pothuajse te perditshme gjate muajit tetor jane te qellimshme, duke kerkuar ashpersim te ligjit .

Po sipas Hyskajt , fatmiresisht keto vatra zjarri u fiken pa deme , nderkohe qe ka theksuar faktin se Marinza gjate ketij sezoni veror ka qene e perfshire nga vatra te shumta zjarri te cilat iu jane afruar edhe puseve te naftes.

Aktualisht situata eshte nen kontroll nderkohe qe sherbimet zjarrfikese po punojne ne terren per shuarjen e plote te vatrave te zjarrit te cilat te favorizuara nga era mund te riaktivizohen.

S'KA KOMENTE