Zbulohen detaje të reja nga aksidenti tragjik ne Greqi ku humben jeten...

Zbulohen detaje të reja nga aksidenti tragjik ne Greqi ku humben jeten 5 shqiptare

611
SHPËRNDAJE

Detaje të reja kanë dalë rreth aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në Greqi, ku mbetën të vdekur pesë shqiptarë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, bëhet me dije se personat të cilët ndërruan jetë në aksidentin tragjik ishin punonjës sezonalë që punonin në fermat e zonës.
Mjeti me të cilin viktimat po udhëtonin ishte me targa shqiptare (AA989MU) dhe ende nuk është bërë identifikimi i viktimave.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e sotme, teksa makina me të cilën shtetasit shqiptarë po udhëtonin është përplasur me një kamion.

Mësohet se automjeti ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të paqarta dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.

Ndërkohë drejtuesi i kamionit është dërguar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore.

Për nxjerrjen e trupave të pajetë nga makina është dashur ndihma e zjarrfikësve.

S'KA KOMENTE