Këtë të martë, në orën 10:45, është përcaktuar të zhvillohet seanca gjyqësore në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë.
Burime bëjnë me dije se Veliaj nuk do të jetë i pranishëm fizikisht në seancë, por do të përfaqësohet nga mbrojtja. Ai ka refuzuar të marrë pjesë në proces nëse do të duhet të qëndrojë në kafazin e qelqtë, duke argumentuar më herët se do ta ndiqte fizikisht gjykimin vetëm nëse do t’i lejohej të qëndronte jashtë tij.
Ndërkohë, mësohet se Veliaj i ka dërguar një letër trupit gjykues, në të cilën ka përfshirë qëndrimet e tij publike gjatë 24 orëve të fundit lidhur me mesazhet kërcënuese që pretendon se i janë përcjellë nga kryeministri Edi Rama përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.
Veliaj i ka kërkuar trupit gjykues që shkresa të lexohet gjatë seancës, me qëllim garantimin e transparencës dhe vlerësimin ligjor të përmbajtjes së saj.










