Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë nesër vendimin për çështjen e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.
Hyseni nuk ka qenë e pranishme në seancën e zhvilluar këtë të martë në Apelin e Posaçëm, ndërsa në sallën e gjyqit ka marrë pjesë avokati i saj, Kastriot Selita.
Ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, GJKKO ka caktuar më herët masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ajo akuzohet për përfshirje në skandalin e AKSHI-t, ku dyshohet se ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati.










