22 ditë protesta, studentët vijojnë marshimin në Tiranë: Nuk i ndal as shiu, thirrje për largimin e Ramës

Prej 22 ditësh, studentët vijojnë protestën në rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me thirrjet “Dorëheqje!”, “Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit kanë vijuar marshimin në Tiranë, pavarësisht reshjeve të shiut.

Gjatë marshimit, studentët kanë lëshuar edhe slogane të tjera, si “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe “Poshtë patronazhistët”.