Vdes tragjikisht shqiptarja në Greqi, e preu makineria e mishit! Ngjarja në...

Vdes tragjikisht shqiptarja në Greqi, e preu makineria e mishit! Ngjarja në sy të vajzës

172
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një grua shqiptare rreth të 50-ave, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Mediat greke raportojnë se gruaja punonte në një dyqan mishi ku kryente punë, kryesisht pastrimi, me makineri që prisnin mishin.

Raportimet e para thonë se gruas, në rrethana ende të paqarta i ka kapur makineria flokët dhe si pasojë e ka tërhequr duke e prerë.

Mësohet se tragjedia ka ndodhur përballë vajzës së viktimës, e cila ka nisur të bërtasë.  Vajza, është marrë nga shërbimi spitalor me urgjencë pasi është traumatizuar.

Mësohet se shqiptarja kishte dy vite që kishte emigruar drejt Greqisë, bashkë me dy fëmijët, pasi ishte divorcuar.

“Ishte një vajzë shumë e mirë, punonte nga mëngjesi në darkë së bashku me të bijën duke pastruar dyqanet, për të siguruar bukën e gojës”, tregon për protothema.gr një person që e njihte dhe jetonte në të njëjtën lagje

S'KA KOMENTE