Varianti i ri i Covid-19-OBSH dhe SHBA në alarm, frikë për shpërthimin...

Varianti i ri i Covid-19-OBSH dhe SHBA në alarm, frikë për shpërthimin e rasteve

82
SHPËRNDAJE

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe autoritetet shëndetësore amerikane po monitorojnë nga afër një variant të ri të virusit Covid-19, megjithëse “për momentin nuk dihet ndikimi i mundshëm i mutacioneve të shumta të BA.2.86”.

OBSH ka vendosur të klasifikojë variantin e ri “në kategorinë e varianteve nën mbikëqyrje për shkak të numrit shumë të madh (mbi 30) të mutacioneve të gjenit Spike që mbart”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.

Aktualisht, ky variant i ri është zbuluar vetëm në Izrael, Danimarkë dhe Shtetet e Bashkuara.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA gjithashtu thanë se po monitorojnë nga afër variantin.

OBSH aktualisht monitoron tre variante me interes (XBB.1.5, XBB.1.16 dhe EG.5) dhe shtatë variante janë caktuar nën mbikëqyrje (BA.2.75, BA.2.86, CH.1.1, XBB, XBB.1.9.1, XBB . 1.9.2 dhe XBB.2.3).

S'KA KOMENTE