Aksioni i policisë në kampin e MEK, reagon grupi i hakerave: Ftuat...

Aksioni i policisë në kampin e MEK, reagon grupi i hakerave: Ftuat djallin në shtëpi!

549
SHPËRNDAJE

“Homeland Justice” ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm në kampin e MEK në Manëz.

Përmes Telegram, grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” ka reaguar pas tensioneve brenda kampit MEK, duke bërë me dije se e gjitha është pasojë e strehimit të tyre nga Shqipëria, që duhet të vuajë pasojat.

“Keni ftuar djallin në shtëpi, tani po korrni frytet e punës suaj,” – shkruajnë ata.

Pas aksionit të Policisë, MEK pretendon për një të vrarë nga sulmet e policisë, ndërsa kjo e fundit ka bërë me dije se diçka e tillë nuk është e vërtetë.

Burime nga grupi i operacionit të mëngjesit të sotëm në MEK, bëjnë me dije se policia nuk ka përdorur mjete të rënda ndaj banorëve të kampit në zonën e Manzës.

Sipas informacionve jo zyrtare mësohet se viktima, një burrë rreth të 60-tave, ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak. Lidhur me humbjen e jetës së këtij shtetasi pritet që autoritet të kryejnë ekspertizë mjeko-ligjore mbi rrethanat dhe çuan në humbjen e jetës së banorit të MEK.

Përveç hetimeve për krimin kibernetik, Fax neës mëson se po kryhen hetime edhe për humbjen e jetës së këtij shtetasi.

Më herët pati dhe një reagim nga ministria e brendshme për këtë operacion, ku thuhej se:

Operacioni i sotëm i Policisë së Shtetit në vendqëndrimin e MEK në Manëz të Durrësit është në zbatim të plotë të urdhrit të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qënë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla. Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale.

S'KA KOMENTE