Vala e të nxehtit, Greqia merr vendimin: Bizneset mbyllen nga ora 12:00–16:00...

Vala e të nxehtit, Greqia merr vendimin: Bizneset mbyllen nga ora 12:00–16:00 ose 2000 euro gjobë

3763
SHPËRNDAJE

Greqia ka marrë masa për të gjithë qytetarët e saj për shkak të temperaturave që kanë përfshirë vendin. Të gjitha bizneset do duhet të mbyllen nga ora 12:00 – 16:00 në të kundërtën do të ketë gjoba.

Ministri i Punës, Adonis Georgiadis nga Kuvendi, u dërgoi një mesazh të rreptë bizneseve që të respektojnë vendimin ministror për mbrojtjen e punëtorëve nga vala e të nxehtit.

“U kërkoj bizneseve që të respektojnë vendimin e ministrisë për orarin e punës (12:00 – 16:00 pushim), në të kundërt do të ketë ndërhyrje të menjëhershme nga inspektorati i punës për vendosjen e gjobave”, tha ministri.

Për çdo biznes që nuk respekton këtë vendim gjoba është 2000 euro.

“Gjoba për shkelje është 2000 euro për punonjës. Sot i kam kërkuar inspektoratit të më informojë.

Deri tani nuk kam asnjë njoftim për shkelje. Duket se në një masë të madhe bizneset po përshtaten. Nuk më pëlqen të vendos gjoba, por punëtorët duhet të punojnë të sigurt”, paralajmëroi ai.

Si të gjithë vendet në Europë, edhe Greqia ka shënuar temperatura të larta e ndërsa prej javëve të fundit, ajo po lufton edhe me flakët.

S'KA KOMENTE