Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë detaje mbi incidentin me të shtëna gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke bërë të ditur se një person i armatosur tentoi të kalonte një pikë kontrolli sigurie, por u neutralizua nga agjentët e Shërbimit Sekret.
Sipas Trump, gjatë ndërhyrjes mbeti i plagosur një agjent, i cili arriti të shpëtojë falë jelekut antiplumb.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, në praninë e Sekretarit të Sigurisë Kombëtare dhe drejtorit të FBI-së, presidenti amerikan e cilësoi ngjarjen si një sulm ndaj një eventi të dedikuar lirisë së fjalës.
Trump publikoi gjithashtu në rrjetet sociale një foto të personit të arrestuar, si dhe pamje nga kamerat e sigurisë që tregojnë momentet e para të incidentit.










