Tentuan të korruptojnë efektivët e Policisë Rrugore, kapen 5 drejtues mjetesh

Tentuan të korruptojnë efektivët e Policisë Rrugore, kapen 5 drejtues mjetesh

58
SHPËRNDAJE

Policia rrugore e Tiranës ka konstatuar në shkelje pesë drejtues mjetesh, gjatë ditëve të fundit.

Me synim shmangien nga ndëshkimet përkatese, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, konkretisht shtetasit B. K., L. Z., P. I., K. G., dhe E. Sh.

Deklarata e policisë

Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

Respektimi i ligjit dhe integriteti, janë elemente thelbësore për një shoqëri! Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.

S'KA KOMENTE