Raiffeisen Bank ka ngritur alarmin për qarkullimin e mesazheve mashtruese që synojnë marrjen e të dhënave personale dhe bankare të klientëve për të kryer veprime të paautorizuara në llogaritë e tyre.
Sipas njoftimit të bankës, mesazhet mashtruese përmbajnë zakonisht:
- Lidhje të dyshimta që kërkojnë të klikoni për të “konfirmuar” ose “verifikuar” të dhënat;
- Kërcënime për mbylljen e llogarisë;
- Premtime për shpërblime apo dhurata të rreme.
Raiffeisen Bank u bën thirrje klientëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mos ndërmarrin asnjë veprim që mund të komprometojë sigurinë e tyre.
Banka këshillon:
- Të mos klikoni në asnjë link të dyshimtë dhe të shkruani gjithmonë manualisht adresën zyrtare të bankës;
- Të mos ndani të dhëna personale;
- Të mos ndani kode njëpërdorimëshe;
- Të mos jepni informacion mbi kartat bankare.
Në rast se keni kryer ndonjë veprim të tillë, kontaktoni menjëherë në numrin 042 381 381.
Raiffeisen Bank thekson se mbetet e angazhuar për garantimin e sigurisë dhe besueshmërisë së përvojës bankare për çdo klient.










