Publikohet fotoja e bashkeshorteve ne Kuman , Roskovec pas ngjarjes qe u mori jeten

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në në fshatin Kuman të Roskovecit, ku një burrë i moshuar ka vrau bashkëshorten dhe më pas i dha fund jetës.

Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, qëlloi me armë zjarri gruan e tij, Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe, brenda banesës. Pas këtij veprimi, ai qëlloi edhe veten.

Çifti jetonte prej rreth dy dekadash në këtë fshat, pasi ishte zhvendosur nga Levani i Beratit. Ata kishin shtatë fëmijë, tre vajza dhe katër djem. Pjesa më e madhe e tyre jeton jashtë vendit, ndërsa njëri nga djemtë banonte me prindërit.

Pas ngjarjes, policia shoqëroi në komisariat djalin që jetonte në banesë për të dhënë sqarime mbi rrethanat.

Të dhënat tregojnë se në familje kishte pasur konflikte të vazhdueshme. Katër ditë para ngjarjes, policia kishte shkuar në banesë për të ndërhyrë dhe për të qetësuar situatën mes bashkëshortëve.

Rreth dhjetë vite më parë, i moshuari kishte tentuar t’i jepte fund jetës me armë zjarri.

Autoritetet po vijojnë veprimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

“Nga përfaqësim në propagandë: deputetët që shfaqen, por nuk veprojnë”

Deputetët e majtë në terren – prezenca për sy e faqe, jo veprim për komunitetin

Në Shqipëri, roli i deputetëve nuk duhet të kufizohet vetëm në fotot me qytetarët, por duhet të reflektojë punën e tyre konkrete për zgjidhjen e problemeve të komuniteteve që përfaqësojnë. Fatkeqësisht, në qarkun Fier, si dhe në shumë pjesë të vendit, deputetët e Partisë Socialiste – që mbajnë jo vetëm shumicën në Parlament, por edhe qeverinë – shfaqin një fenomen shqetësues: prezantimin e tyre në terren kryesisht përmes imazheve dhe takimeve simbolike, pa adresuar asnjë problem konkret.

Në vend që të përdorin pozicionin e tyre për të sjellë zgjidhje, infrastruktura, projekte zhvillimi apo politika sociale që përmirësojnë jetën e qytetarëve, shumë prej tyre shërbejnë thjesht si dekor vizual për një realitet që nuk ekziston. Fotot në rrugë, takimet me qytetarët që nuk rezultojnë në veprime konkrete, janë bërë më shumë mjet për propagandë sesa përfaqësim i vërtetë.

Qeveria dhe shumica kanë burime dhe kompetenca për të ndryshuar realitetin në terren, por mungesa e angazhimit real tregon një distancë shqetësuese midis deputetëve dhe qytetarëve të tyre. Në një demokraci funksionale, fuqia politike duhet të matet jo me prezencën simbolike, por me efektin konkret në jetën e përditshme të komunitetit.

Deputetët e majtë kanë në dorë mundësinë e artë për të treguar se politika nuk është vetëm për të parë dhe për t’u parë, por për të bërë dhe për të ndryshuar. Nëse kjo nuk ndodh, çdo foto me qytetarët mbetet thjesht një imazh pa përmbajtje, dhe besimi i qytetarëve në institucionet e tyre do të vazhdojë të tkurret.

Në fund të ditës, qytetarët nuk kërkojnë thjesht pamje nga terreni; ata kërkojnë veprime që sjellin ndryshimin real – dhe deputetët e majtë, që mbajnë shumicën dhe qeverinë, duhet të jenë ata që e bëjnë këtë ndryshim, jo vetëm ta shfaqin. Në përgjithesi dukshem shfaqet tendenca dhe deshira e “konkursit” ndër ta se kush bën foto më shumë në sallë parlamenti apo dhe terren për tu dukur se janë aty me “mendje, zemër e përkushtim” për hallet e shqetesimet e qytetarëve!…

Editorial nga Vladimir Muçaj:

Policia jep detaje nga ngjarja ne Roskovec/I moshuari vr*t bashkëshorten dhe më pas veten në banesë

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Kuman ,Roskovec: Burri vr*t bashkëshorten dhe më pas ka kryer vetev*asje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kuman të Fierit, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda familjes, ndërsa rrethanat dhe motivet mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie.

Dogana ndëshkon subjektin me 45.7 milionë lekë detyrime

Administrata Doganore ka shtuar kontrollet për respektimin e detyrimeve ligjore nga subjektet që prodhojnë dhe tregtojnë mallra akcize, kryesisht pije alkoolike.

Kontrollet janë përqendruar në verifikimin e lexueshmërisë së pullave fiskale të vendosura në produktet e gatshme në magazinat fiskale të subjekteve, në kontrollin e gjendjes së stokut të pullave fiskale të operatorëve, si dhe në inventarizimin e plotë të mallrave të akcizës (lëndë e parë, produkte të gatshme dhe produkte të ndërmjetme) në magazinat e tyre. Gjithashtu, është ushtruar kontroll mbi ambientet e mbajtjes së produkteve me akcizë të paguar dhe atyre me akcizë të pezulluar.

Në përfundim të kontrolleve pranë një operatori, Dega Doganore Berat ka konstatuar shkelje të ndryshme, duke vendosur shpalljen debitor të subjektit në vlerën 45.7 milionë lekë. Nga kjo shumë, detyrimi përbën 8.7 milionë lekë, ndërsa penalitetet arrijnë në 37 milionë lekë.

Administrata Doganore mbetet e angazhuar për të vijuar kontrollet në funksion të respektimit të detyrimeve që burojnë nga ligji “Për akcizat”, për të gjithë operatorët ekonomikë.

IRANI-Ngushtica e Hormuzit e hapur për anijet nga vendet jo agresive

Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Arakchi, tha sot se Ngushtica e Hormuzit është e hapur për anijet nga vendet që nuk mbështesin sulmet SHBA-Izrael, ndërsa është e mbyllur vetëm për anijet e “vendeve agresore dhe mbështetësve të tyre”.

Në një bisedë telefonike me kolegun e tij nga Koreja e Jugut, Cho Hyun, Arakchi tha se pasiguria aktuale në rajon dhe në Ngushticën e Hormuzit është pasojë e drejtpërdrejtë e sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, raportoi “Press TV”.

Ai përsëriti se Teherani mbron me vendosmëri sovranitetin dhe integritetin e tij territorial.

Cho shprehu ngushëllime për viktimat midis qytetarëve iranianë dhe paralajmëroi për pasojat negative të paqëndrueshmërisë rajonale në ekonominë globale, veçanërisht në tregjet e energjisë.

Në bisedime të ndara, Arakchi bisedoi me ministrin egjiptian Badr Abdelati dhe ministrin e Omanit Sayyid Badr Albusaidi rreth zhvillimeve të fundit rajonale dhe mundësive për të ulur tensionet në rajon.

Të dy takimet theksuan rëndësinë e deeskalimit rajonal dhe koordinimit midis vendeve.

Sali Berisha:Kunder draftit te PS per Referendumet,nuk votojme asnje ligj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike do të votojë kundër draftit të Partisë Socialiste për referendumet. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të mbulojë vjedhjet me “shashka” dhe e cilësoi si hipokrizi të madhe.

Berisha nënvizoi se aktualisht PD fokusohet në dy reforma kryesore: reformën territoriale dhe atë zgjedhore. Ai theksoi se opozita nuk do të votojë ligje të PS-së dhe se qëllimi i tyre është të paraqesin variantet e tyre për t’u njohur nga PS, por jo të miratojnë në mënyrë të njënjëshme ligjet e partisë në pushtet.

“Edi Rama vjedh në ditë shumëfishin e rrogave të Parlamentit dhe të zyrtarëve të tij. Nuk votojmë asnjë ligj me PS, kjo s’ndodh!”, tha Berisha.

Erion Braçe: Rriten çmimet e perimeve, tregtarët nuk lëshojnë as faturë

Deputeti Erion Braçe ka denoncuar rritjen e çmimeve të perimeve në zonën “5” në Tiranë, duke i cilësuar ato si abuzime skandaloze. Në një postim në rrjetet sociale, ai rendit çmimet e produkteve, ku domatet variojnë nga 300 në 340 lekë/kg, ndërsa ato të vogla të importit arrijnë deri në 640 lekë/kg. Sipas tij, edhe produktet e tjera si speci i kuq, patëllxhani, bizelet dhe mashurkat kanë pësuar rritje të ndjeshme.

Braçe thekson se, përveç çmimeve të larta, tregtarët nuk lëshojnë faturë tatimore për shitjet. Ai ngre gjithashtu shqetësimin për zaptimin e trotuareve nga shitësit, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve, sidomos të moshuarve.

Deputeti shton se prej një viti i ka kërkuar Policisë Bashkiake të ndërhyjë për lirimin e hapësirave publike, por sipas tij, nuk është marrë asnjë masë konkrete.