Policia e Fierit godet shkeljet: Një i arrestuar dhe disa procedime për dh*në, kundërshtim gjykate dhe paligjshmëri

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. G., 40 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Lushnjë, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. K., 35 vjeç, banues në fshatin Plyg, Fier, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë shtetasen K. N., 33 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime të lehta;
-K. M., 23 vjeç, banues në Patos, pasi nga kontrolli i automjetit iu gjet dhe sekuestrua një fenelinë e ngjashme me atë të Policisë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. C., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës dhe ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. J., 63 vjeç, banues në fshatin Frashër, Patos, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Llogaraja mbulohet nga bora, autoritetet thirrje për kujdes dhe përdorimin e tunelit

Gjatë orëve të fundit, në zonën e Llogarasë janë regjistruar reshje bore, të shoqëruara me temperatura të ulëta që variojnë nga 0 deri në 1 gradë Celsius.

Për shkak të kushteve të përkeqësuara, kontraktori i mirëmbajtjes së rrugës se në zonën e Llogarasë ka rekomanduar që drejtuesit e mjeteve të përdorin tunelin si alternativë kalimi.

Ndërkohë, për ata që zgjedhin të kalojnë nga rruga e Llogarasë, këshillohet që automjetet të jenë të pajisura me zinxhirë.

Në ndihmë të situatës, drejt zonës është nisur edhe një patrullë policie për të monitoruar dhe garantuar sigurinë në qarkullim.

Autoritetet bëjnë apel për kujdes maksimal dhe respektim të udhëzimeve, ndërsa situata po ndiqet në vijimësi.

Rikthehet dimri në veri, dëborë në Bogë–Qafë Thore dhe Razëm

Veriu i vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës në mëngjesin e 27 marsit, duke rikthyer përkohësisht atmosferën dimërore në disa zona malore.

Sipas informacioneve, reshje me intensitet mesatar janë regjistruar në aksin Bogë–Qafë Thore, ku borëpastrueset janë në terren dhe po punojnë për mbajtjen e rrugëve të hapura. Deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullim.

Reshje dëbore janë shënuar gjithashtu në Malësinë e Kelmendit dhe në zonën turistike të Razmës, pa krijuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisin automjetet me goma dimërore gjatë qarkullimit në këto akse.

Shqipëria e mbyll aventurën në gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit, pasi u mposht 2-1 nga Polonia

Shqipëria e mbyll aventurën në gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit, pasi u mposht 2-1 nga Polonia në Varshavë, në një sfidë me dy tablo të ndryshme loje.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku vendasit u shfaqën menjëherë të rrezikshëm me Robert Levandovskin, por pa arritur të konkretizojnë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo reaguan me kundërsulme të shpejta, duke dhënë sinjale pozitive në fazën ofensive.

Në fundin e pjesës së parë, një gabim në prapavijën polake u shfrytëzua në maksimum nga Arbër Hoxha, i cili dribloi portierin dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Shqipërisë dhe duke mbyllur 45-minutëshin e parë në epërsi për kuqezinjtë.

Në pjesën e dytë, Polonia reagoi dhe përmbysi rezultatin, duke siguruar kualifikimin, ndërsa Shqipëria mbetet jashtë garës për një biletë në Botëror.

Belinda Balluku takim në Fier, fokus te organizimi dhe zgjerimi i PS në terren

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Fier, Belinda Balluku, zhvilloi një takim në qytetin e Fierit së bashku me deputetët dhe drejtuesit vendorë të kësaj force politike.

Gjatë këtij takimi, Balluku vuri theksin te forcimi i strukturave organizative dhe zgjerimi i pranisë së Partisë Socialiste në terren, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e këtij angazhimi politik. Ajo nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin dhe dëgjimin e problematikave të tyre si pjesë e punës së përditshme.

Në fokus ishte edhe përgatitja për sfidat e ardhshme elektorale, ku sipas saj, mbështetja e qytetarëve mbetet elementi kyç për vijimin e projekteve dhe përmbushjen e objektivave në shërbim të komunitetit.

Shqiperia shenon ndaj Polonise

Kuqezinjtë kanë marrë një avantazh të vyer në transfertë, teksa kryesojnë 0-1 ndaj Polonisë në gjysmëfinalen e play-off-it për Botërorin, në një sfidë që po luhet në Varshavë.

Skuadra e drejtuar nga Sylvinho ka zbritur në fushë me formacionin më të mirë, duke treguar organizim dhe qartësi në lojë përballë vendasve. Nga ana tjetër, Polonia e drejtuar nga Jan Urban ka reaguar duke kërkuar barazimin, duke e bërë sfidën të hapur dhe intensive.

Avantazhi minimal mban gjithçka të hapur, ndërsa minutat në vijim pritet të jenë vendimtare për fatin e kësaj përballjeje. Shqipëria është shumë pranë një rezultati të madh në transfertë.

Të rinjtë dhe fast foodet: Komoditeti që po kthehet në rrezik

Në vitet e fundit, qytete si Fieri kanë parë një rritje të ndjeshme të pikave të fast food-it. Bashkë me to, është rritur edhe konsumi nga të rinjtë, duke e kthyer këtë lloj ushqimi nga një zgjedhje e rastësishme në një rutinë të përditshme. Pyetja që shtrohet është e drejtpërdrejtë: pse po ndodh kjo dhe çfarë pasoja sjell?

Së pari, arsyeja kryesore është komoditeti. Fast food-i është i shpejtë, i lirë dhe i disponueshëm kudo. Një i ri që kalon orë të gjata në shkollë apo jashtë shtëpisë e ka më të lehtë të blejë një sufllaqe apo një pica sesa të presë për një vakt të përgatitur. Kjo lidhet edhe me stilin modern të jetesës, ku ritmi i shpejtë shpesh lë pak hapësirë për ushqim të shëndetshëm.

Së dyti, ndikim të madh ka marketingu dhe rrjetet sociale. Ushqimet duken tërheqëse, të “cool”, dhe shpesh lidhen me shoqërinë dhe argëtimin. Për të rinjtë, fast food-i nuk është vetëm ushqim, por edhe një formë socializimi.

Por pas kësaj pamjeje të thjeshtë fshihet një problem real. Konsumi i shpeshtë i fast food-it sjell rreziqe serioze për shëndetin. Këto ushqime zakonisht janë të pasura me yndyra të ngopura, kripë dhe sheqer, ndërsa kanë vlera të ulëta ushqyese. Me kalimin e kohës, kjo mund të ndikojë në:

  • shtim të peshës dhe probleme metabolike
  • rritje të rrezikut për sëmundje të zemrës
  • mungesë energjie dhe përqendrim më të dobët
  • krijim të zakoneve të dëmshme ushqimore që vazhdojnë edhe në moshë madhore

Një tjetër aspekt i nënvlerësuar është varësia nga shija. Ushqimet e përpunuara janë të dizajnuara për të qenë sa më tërheqëse, duke bërë që të rinjtë të kërkojnë gjithnjë e më shumë të njëjtin lloj ushqimi dhe të shmangin alternativat më të shëndetshme.

Zgjidhja nuk është ndalimi, por ndërgjegjësimi dhe balanca. Të rinjtë duhet të edukohen për të kuptuar se fast food-i mund të jetë një zgjedhje e rastësishme, por jo bazë e përditshme. Roli i familjes, shkollës dhe institucioneve është thelbësor për të promovuar ushqimin e shëndetshëm dhe për të krijuar alternativa reale.

Në fund, sfida nuk është vetëm çfarë hanë të rinjtë sot, por çfarë zakonesh po ndërtojnë për të nesërmen. Dhe në këtë drejtim, fast food-i nuk është thjesht një zgjedhje e shpejtë – por një çështje që kërkon vëmendje serioze.

Bordi i Transparencës njofton vendimet: Nga sot çmimi i naftës, jo më shumë se 203 lekë

Njoftimi zyrar:

Vendimet e Bordi i Transparencës në datë 26 Mars 2026, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran ku benzina ështe ulur me -3.35 $/ton dhe Gazoili është ulur me -7.1 $/ton nga data 25.03.2026

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 26 Mars ora 18.30 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Plats të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.

Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.

Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.
Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën Platz të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.

Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.

Ministria e Ekonomisë dhe Inoacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Situata që po kalojmë nuk është e zakontë, ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendase por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.