Drejtuesja politike e PS për qarkun Fier, Belinda Balluku, zhvilloi një takim me të rinjtë e PS në Roskovec. Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm për rigjenerimin e strukturave të PS Roskovec, jo vetëm përmes afrimit të anëtarëve të rinj, por edhe duke inkurajuar përfshirjen e të rinjve që konsiderohen e ardhmja e vendit.










