Për të kaluar Ngushticën e Hormuzit,2 milionë dollarë për çdo anije

Anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit po përballen me kërkesa të reja financiare dhe procedurale, sipas një raportimi të Bloomberg.

Burimet bëjnë të ditur se pagesat për tranzit mund të arrijnë deri në 2 milionë dollarë, të kryera në juan kinez ose kriptovaluta.

Sipas raportit, ndryshimet vijnë pasi parlamenti iranian ka miratuar një projektligj që vendos kushte të reja për kalimin e sigurt në këtë korridor strategjik detar. Procesi përfshin dorëzimin e informacionit të detajuar nga anijet, përfshirë të dhënat mbi pronësinë, flamurin, ngarkesën, destinacionin dhe ekuipazhin, si dhe historikun e lundrimit përmes Sistemit Automatik të Identifikimit (AIS).

Këto të dhëna shqyrtohen nga struktura të lidhura me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, për të verifikuar nëse anijet kanë lidhje me vende që konsiderohen armiqësore nga Irani. Pas këtij procesi, përcaktohet edhe tarifa e kalimit, e cila sipas burimeve nis nga rreth 1 dollar për fuçi naftë bruto.

Për anijet cisternë shumë të mëdha (VLCC), që mund të transportojnë deri në 2 milionë fuçi, kostoja totale mund të arrijë deri në 2 milionë dollarë për një kalim të vetëm.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga rrugët më të rëndësishme për tregtinë globale të energjisë, pasi rreth 20% e prodhimit botëror të naftës kalon përmes saj. Çdo zhvillim në këtë zonë ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare dhe zinxhirët e furnizimit.

Ndërkohë, sipas Bloomberg, qindra anije kanë nisur negociatat për kalimin, ndërsa shumë të tjera vijojnë të qëndrojnë në rajon në pritje të zhvillimeve të mëtejshme, duke shtuar pasigurinë në tregun global të energjisë.

Policia Fier jep detaje nga ngjarja ne Portez

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në fshatin Portëz, Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi T. H., rreth 40 vjeç.

Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë dhe i q*lluar a*më në trup

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Portez, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, i qëlluar me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Taulant Halka, punëtor ndërtimi dhe baba i dy fëmijëve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një rast vetëvrasjeje, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po mbledhin prova për të sqaruar dinamikën e plotë të rastit.

Trasferohet drejt burgut të Fierit ,ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është transferuar drejt burgut të Fierit, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia.

Më 25 mars të këtij viti, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për dënimin e tij, lidhur me çështjen e tjetërsimit të një prone në zonën e Livadhës.

Më herët, më 30 korrik 2025, Goro u dënua me 2 vite burg për veprën penale “shpërdorim detyre”, të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 1 vit e 4 muaj heqje lirie, vendim të cilin ai e apeloi, por që u la në fuqi nga Apeli.

Po ashtu, ndaj tij është vendosur edhe masa plotësuese e ndalimit për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Procedimi penal ndaj Goros nisi pas kallëzimit të bërë nga Fredi Beleri, i cili pretendon se në vitin 2016, Goro i ka dhënë në mënyrë të paligjshme 4263 metra katrorë tokë pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollano.

24-vjeçarja humb kontrollin e makines dhe përfundon në kanal

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Durrës, ku një 24-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar në një kanal me ujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit”. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesja e mjetit, shtetasja me iniciale Xh. K., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin, duke dalë nga rruga dhe rënë në kanal.

Si pasojë e aksidentit, e reja është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Përplasje e ashpër mes Nokës dhe Ballës në Kuvend

Tensione të forta janë shënuar në Kuvend gjatë një momenti pushimi, ku deputeti i PD-së Flamur Noka është përplasur verbalisht me kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla.

Noka i është drejtuar Ballës me tone të ashpra duke i hedhur edhe nje shishe me uje , duke e akuzuar për kërcënime dhe shantazh ndaj deputetëve të opozitës.

“Do të të rrjep si kec. Je ai që kërcënon dhe shantazhon deputetë e opozitës. Do të të bëj atë që as nuk të shkon në mendje,” mësohet të ketë thënë Noka gjatë debatit.

Trump kërcënon Iranin: “Do ta kthejmë në epokën e gurit” – Nafta rritet

Screenshot

Fjalimi i Donald Trumpit nuk qetësoi tregjet globale të naftës. Në vend të kësaj, deklaratat e tij për një goditje të fortë ndaj Iranit i tensionuan ato edhe më shumë. “Ne i kemi letrat në dorë, ata nuk kanë asgjë”, theksoi presidenti amerikan, duke përsëritur gjithashtu premtimin për një konflikt të shkurtër.

Berisha: Thirrje NATO-s të forcojë mbrojtjen tonë ajrore

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë për rrezikun e mundshëm të sulmeve, duke kërkuar ndërhyrjen e NATO-s për forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit.

Në një prononcim për mediat nga Shkodra, Berisha u shpreh se një paralajmërim i tillë nuk mund të jetë pa bazë dhe duhet të merret seriozisht nga institucionet shqiptare.

Ai i bëri thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut që të garantojë mbrojtjen kundërajrore të Shqipërisë, duke theksuar se si vend anëtar, hapësira ajrore e vendit është pjesë e mbrojtjes së NATO-s.

Sipas tij, ndërsa mbrojtja ajrore mbulohet nga aleanca, siguria e brendshme duhet të garantohet nga institucionet shqiptare.

Berisha gjithashtu theksoi se paralajmërime të tilla nuk jepen pa një bazë konkrete, duke nënvizuar nevojën për vigjilencë dhe reagim institucional.