ZJARR MASIV PRANË QSUT-së, EVAKUOHEN BANORËT – 4 TË ASFIKSUAR, NDËRHYRJE EDHE NGA AJRI

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat përballë Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, duke shkaktuar panik dhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe pallatet e tjera në kompleksin pranë QSUT-së. Situata është përkeqësuar për shkak të tymit të dendur dhe përhapjes së zjarrit në zonë.

Nga nesër reduktohet me 40% transporti publik, operatorët: Situata emergjente

Shoqatat e transportit publik kanë njoftuar se duke nisur nga dita e nesërme do të reduktojnë me 40% flotën e mjeteve në qarkullim, si pasojë e vështirësive të rënda financiare në sektor.

Në një deklaratë zyrtare, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe ajo e Transportit Urban dhe Interurban theksojnë se, pavarësisht problematikave të ngritura prej javësh dhe takimeve me institucionet, nuk është marrë asnjë masë konkrete mbështetëse.

Sipas tyre:

  • Nuk është miratuar asnjë skemë kompensimi për rritjen e çmimit të karburantit;
  • Nuk ka një plan veprimi për lehtësimin e barrës financiare;
  • Nuk është dhënë asnjë afat për ndërhyrje nga institucionet;
  • Nuk ka nisur rishikimi i elementeve fiskale që ndikojnë në kostot, si akciza, taksa e qarkullimit dhe TVSH.

Operatorët theksojnë se kjo mungesë reagimi ka përkeqësuar ndjeshëm situatën, duke i vendosur në kushte të vështira për vijimin e aktivitetit.

Për këtë arsye, reduktimi i flotës konsiderohet si një masë e detyruar për të përballuar situatën emergjente.

Shoqatat u bëjnë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre, ndërsa shtojnë se situata nuk është rezultat i vullnetit të operatorëve, por i mungesës së ndërhyrjes institucionale.

Ndërkohë, ata shprehen të hapur për dialog dhe kërkojnë masa të menjëhershme dhe efektive për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

Fier/ Arrestime dhe procedime penale

Screenshot

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin K. A., 41 vjeç, banues në fshatin Luar, Roskovec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin në kërkim E. D., 39 vjeç, pasi dyshohet se më datë 12.04.2026, i ka vënë zjarrin banesës së tij.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. G., banues në fshatin Gjuzaj, pasi ka dëmtuar rrugën duke hapur një kanal;
-A. T., 56 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka tentuar të ndërrojë bravën e derës së një apartamenti, me pretendimin se është në pronësi të tij;
-A. K., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka goditur me grushte një shtetas, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:00, në lagjen “Savër”, është gjetur pa shenja jete në rrugë, shtetasi S. M., 55 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se ai e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Rriten çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës publikon tarifat e reja

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, duke reflektuar ndryshimet më të fundit në treg.

Sipas vendimit të datës 14 prill 2026, çmimi i naftës është rritur me 6 lekë për litër, duke arritur në 215 lekë/litër nga 209 lekë që ishte më parë. Ndërkohë, edhe benzina ka pësuar një rritje prej 3 lekësh, duke shkuar në 178 lekë/litër nga 175 lekë.

Në detaje, Bordi ka përcaktuar që:

  • Nafta (gazoil) do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 215 lekë/litër dhe me shumicë jo më shumë se 203 lekë/litër;
  • Benzina do të shitet me pakicë deri në 178 lekë/litër dhe me shumicë deri në 166 lekë/litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, më 14 prill, në orën 15:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në një vendim të ri të Bordit.

Autoritetet paralajmërojnë operatorët e tregut për zbatim rigoroz të vendimit, ndërsa në rast shkeljesh parashikohet pezullimi i aktivitetit.

Në një sqarim shtesë, bëhet me dije se çmimet aktuale mbeten nën kufijtë e përcaktuar nga akti normativ për akcizën, ndaj niveli i saj do të vijojë të aplikohet i plotë, në masën 100%.

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams bëhet banor i Njësisë Nr. 2 në Tiranë

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams është zyrtarisht banor i Njësisë Administrative Nr. 2 në Tiranë.

Pak ditë më parë Adams mori nënshtetësinë shqiptare.

Sipas njoftimit të bërë publik, Adams ka kryer procedurat e regjistrimit si rezident në kryeqytet dhe, sipas fotove të publikuara, ka aplikuar gjithashtu edhe për pajisjen me pasaportë shqiptare.

Kakavijë, fluks i lartë vijon në kufi pas Pashkëve

Në doganën e Kakavijes ditën e martë është regjistruar një fluks i lartë i lëvizjes në kufi ndërsa bashkatdhetarët tanë pas përfundimit të festës së Pashkëve rikthehen në Greqi. 

Sipas Policisë Kufitare përgjatë 24-orëve të fundit në Kakavije janë përpunuar 11685 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 4710 në hyrje dhe 6974 në dalje, si dhe 3735 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 1326 në hyrje dhe 2409 në dalje. 

Gjatë javes së Pashkës ortodokse nëpërmjet doganës së Kakavijes lëvizën në të dyja anët e kufirit më shtetin grek rreth 50 mijë persona.

Gjendet i pajetë në rrugë një 55 vjecar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Savër të Lushnjes ku mëngjesin e kësaj të marte është gjetur i pajetë në rrugë një person. Viktima është identifikuar si Skënder Malia rreth 55 vjec.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike, ç’ka mund të ketë sjellë pasoja fatale për shëndetin e tij.

Banorët e zonës kanë qenë të parët që kanë konstatuar trupin e pajetë ne rruge dhe kanë njoftuar menjëherë policine. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe urgjencës spitalore, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Trupi i pajetë është transportuar për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar i shkakut të vdekjes.

Rama: Shqipëria vend i sigurt, batuta për Ivanka Trump: “Do vijë çdo dy muaj në Vlorë”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është sot një vend i sigurt, gjatë një takimi me operatorët turistikë në Vlorë.

Ai ndau edhe një episod nga një bisedë me miq të tij që jetojnë në Londër, të cilët, sipas Ramës, janë surprizuar nga niveli i sigurisë në kryeqytet.

“Shqipëria është një vend ku jetohet me siguri… dje isha në Dhërmi me disa miq, jo me Ivankën kuptohet, se e bënë sikur vjen në Vlorë çdo dy muaj. Do vijë ajo çdo dy muaj në Vlorë, por nuk jemi akoma në këtë fazë. Ata po më thonin që nuk e mendonin kurrë që mund të dilje në Tiranë natën dhe të ndjeje siguri të plotë, ata vinin nga Londra”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë ironizoi lajmet për praninë e Ivanka Trump në Vlorë këtë fundjavë, duke theksuar se ajo nuk ndodhej në Shqipëri, ndërsa shtoi me humor se në të ardhmen mund të jetë një vizitore e shpeshtë.