Borxhi i individëve arrin nivel rekord në Shqipëri-161 mijë lekë kredi për çdo banor

Borxhi bankar i individëve në Shqipëri ka arritur nivelin më të lartë historik në tremujorin e parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku total i kredive për individë ka shkuar në 381.1 miliardë lekë, ose rreth 4.6 miliardë dollarë.

Kjo përkthehet në afro 161 mijë lekë kredi për çdo banor dhe rreth 504 mijë lekë për familje. Pjesa më e madhe e huamarrjes lidhet me blerjen e banesave, që zënë rreth 66% të totalit të portofolit të kredive.

Tirana mbetet qendra kryesore e huamarrjes, duke mbajtur rreth 75% të kredive për banesa në rang kombëtar.