Reagimi i Ambasadës së SHBA për zgjedhjet e 11 Majit: Urime popullit të Shqipërisë. Presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë!

Pasi kanë kaluar më shumë se dy javë nga zgjedhjet e 11 Majit, kur tashmë rezultati është certifikuar edhe nga KQZ në të gjitha qarqet, ka ardhur reagimi i parë zyrtar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Një reagim i shkurtër, ambasada e SHBA uron popullin shqiptar dhe thekson se të dy vendet do të vijojnë të bashkëpunojnë ngushtësisht.

Ambasada e SHBA: Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.

Ambasada

Apeli lë në qeli ish-deputetin e PS-së

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe shtetasit Ahmet Masha për heqjen e së sigurisë.Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për zgjatjen e afateve hetimore me 3 muaj, që ishin kundërshtuar nga personat nën hetim.

SPAK ka afat deri më 20 korrik për të përfunduar hetimet për këtë dosje.Organi hetues pret përgjigje për letër-porosinë e nisur partnerëve jashtë Shqipërisë, ku janë kërkuar informacione lidhur me disa episode të çështjes dhe subjekteve që pl hetohen.

Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, përkrahje krimi dhe nxjerrje e sekretit shtetëror.

38-vjeçari i hyn pa dëshirë në banesë 18-vjeçares dhe tenton ta marrë me forcë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një 38-vjeçar ka hyrë pa leje në banesën e një të reje 18-vjeçare dhe ka tentuar ta marrë me forcë.

Sipas kallëzimit të vajzës, autori e ka goditur fizikisht para se të përpiqej ta largonte nga banesa. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar në flagrancë agresorin, i cili rezulton të jetë me precedentë penalë për vepra të mëparshme penale. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 38 vjeç,  banues në Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi ka kallëzuar një 18 vjeçare, se 38-vjeçari i është futur pa dëshirë në banesë, e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me forcë. Nga verifikimet e kryera menjëherë pas kallëzimit, rezultoi se shtetasi E. K. është dhe  me precedent penal në fushën e vjedhjes. Në drejtimin e Prokurorisë po punohet për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti.

U vetëpla*os me a*me ,40-vjeçari inskenoi atentat, u përpoq të mashtrojë policinë

Njoftimi i policisë: 

DVP Tiranë

Dokumentohen rrethanat e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, në fshatin Marikaj.

U vetëplagos aksidentalisht në banesë, me armën e zjarrit që e posedonte pa leje, dhe më pas shtiu disa herë, që të inskenonte një atentat ndaj tij, vihet në pranga 40-vjeçari.

I arrestuari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për krime kundër pronës.

Vihet në pranga dhe një 43-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Vorë, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të plagosjes me armë zjarri të një shtetasi, i cili ishte paraqitur në spital, për ndihmë mjekësore, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve për rastin, u arrestuan shtetasit:

  1. A.(M.), 40 vjeç (shtetasi i dëmtuar) dhe S. K., 43 vjeç, të dy banues në fshatin Marikaj.

Nga hetimet dyshohet se 40-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në banesë, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje dhe më pas ka shtënë disa herë, që të inskenonte një atentat ndaj tij. Për të penguar zbulimin e së vërtetës, ky shtetas ka hequr DVR-në e një kamere të sigurisë pranë banesës së tij.

Shtetasi S. K. e ka transportuar 40-vjeçarin në spital dhe gjatë veprimeve procedurale nga Policia, nuk ka kallëzuar për rrethanat e ngjarjes.

40-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Arma e zjarrit u gjet në banesën e këtij shtetasi dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Protestë e banoreve për bllokimin e rrugës në Kaninë

Banorët e fshatit Kaninë prej tre ditësh po protestojnë për të kundërshtuar mënyrën se si po zhvillohen punimet për ndërtimin e bypass-it të qytetit të Vlorës.Banorët thonë se në hyrje të parcelave bujqësore është vendosur një nënkalim prej llamarine dhe me lartësi minimale, që lejon kalimin vetëm për këmbësorët, duke pamundësuar hyrjen e mjeteve të tonazhit të rëndë, përfshirë ato bujqësore, zjarrfikëset dhe ambulancat.

Banorët thonë se me këtë zgjidhje po vihet në rrezik serioz siguria dhe jeta e banorëve. Protesta thonë ata ka për qëllim të parandalojë një zhvillim të gabuar për të ardhmen e zonës.Nëse nuk merren masa, do të vijojmë edhe në ditët në vijim, madje me protesta më të përshkallëzuara”.

“Ky nënkalim nuk mund të konsiderohet zgjidhje, sidomos nëse për Kaninën parashikohet ndonjë plan zhvillimi. Ne kemi kërkuar informacion në institucionet përkatëse, por jo vetëm që nuk kemi marrë përgjigje, por nuk ka as vullnet për anulimin e projektit dhe realizimin e një studimi të ri”.

Ndërkohë, by passi i Kaninës, i cili pritet t’i japë një zhvillim të ri zonës dhe të lehtësojë ndjeshëm trafikun, është drejt përfundimit. Megjithatë, banorët paralajmërojnë se nëse nënkalimet nuk merren në konsideratë si prioritare për interesat e tyre, protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, bashkë me fëmijët.

SPAK mbyll hetimet, merr të pandehur Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

SPAK përfundon hetimet për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI ne SHBA dhe hetimin pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ish-çifti Meta-Kryemadhi që u divorcuan pak kohë më parë janë hetuar për korrupsuon, pastrim parash e mosdeklarim e fshehje pasurie.

Kryemadhit iu komunikuan akuzat ne mesditë nga SPAK ndersa ish-presidentit Meta pritet ti komunikohen akuzat ne oren 14:00.Akuzat do t’i komunikohen edhe personave të tjerë të eskpozuar në këtë dosje, Ema Çoku e Pirro Xhixho.

Brenda pak dite SPAK pritet të dergojë dosjen në gjykatë ku në seance paraprake GJKKO do të vendose nëse ceshtja do të kalojë për gjykim, kthehet pas për plotesim apo pushohet

Greqi/ Arrestohen 3 shqiptarë për vr*sjen e noteres 69-vjeçare!

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Greqi për vrasjen e një notereje 69-vjeçare në Zakynthos, ngjarje e ndodhur në shkurt të këtij viti.Sipas hetimeve të zhvilluara nga autoritetet greke, dy burra, baba e bir, dhe një shok i tyre, janë përfshirë në këtë ngjarje tragjike.

Ata e sulmuan noteren në shtëpinë e saj, duke tentuar ta grabisnin, dhe gjatë përpjekjes për të hapur derën, ajo u rrëzua dhe pësoi lëndime fatale.

Një nga autorët, që jetonte në Nemea, ka rrëfyer detaje të ngjarjes gjatë marrjes në pyetje, duke përfshirë udhëtimin drejt Zakynthosit dhe përdorimin e maskave dhe dorezave gjatë sulmit.

Pas ngjarjes, ata u larguan dhe hodhën thikat dhe dogjën rrobat për të fshirë gjurmët. Hetimet janë ende në vazhdim për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

Gonzato:“Koha që Parlamenti të miratojë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore”

Silvio Gonzato, ambasador i delegacionit të BE-së ka komentuar sot nga Korça zgjedhjet e 11 majit.Pyetje: Si i shihni zgjedhjet e 11 Majit sipas raportit të OSBE ODHIR?

Gonzato: Nuk e di nëse kanë dalë rekomandimet përfundimtare, por natyrisht që kam parë rekomandimet paraprake. Ka patur gjithashtu një deklaratë shumë të qartë nga Brukseli dhe është një element që unë dua ta përmend, që unë e kam shumë kryesor siç e ka thënë dhe përfaqësuesja e lartë Kalas, është koha tashmë që qeveria shqiptare por edhe Parlamenti të miratojë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore e cila të përfshijë të gjitha rekomandimet e shkuara e të tashme nga OSBE ODIHR. Rezultati dhe përgjegjësia bie mbi qeverinë që të ndërmarrë e të kryejë këtë reformë kaq të gjerë sepse me patjetër që i ka numrat. Nga ana tjetër është dhe pritshmëria e shqiptarëve duke qenë se Shqipëria është në këtë rrugëtim për t’u futur në BE.

Pyetje: Standardet e zgjedhjeve?

Gonzato: Në raport me atë çfarë patë, kemi një raport të OSBE ODIHR i cili pasqyron si kanë qenë këto zgjedhje ndërkohë që i ka njohur me standardet. Ndërkohë që përmenden dhe çështje si përdorimi i burimeve publike, por administrimi i zgjedhjeve është përgëzuar nga raporti i OSBE ODIHR ndaj po e theksoj që kjo është diçka e cila duhet trajtuar nëpërmjet një reforme gjithëpërfshirëse në të ardhmen. Dua të vlerësoj komisionin qendror të zgjedhjeve për punën që ata kanë bërë, prokurorinë e përgjithshme, SPAK, që do të thoja ka qenë një bashkëpunim ekzemplar.

Pyetje: Qëndrimet e opozitës për mosnjohjen e zgjedhjeve, a do të ndikojnë në rrugëtimin për në BE?

Gonzato: Do doja të thoja që çdo parti e cila mendon apo ndjen se ka patur parregullsi, patjetër le t’i raportojë ato e të ankohet te organet përkatëse që janë organet që administrojnë zgjedhjet dhe natyrisht edhe te organet përkatëse. Kjo është mënyra se si duhet të shkojnë gjërat. Megjithatë shpresoj që të dyja partitë kanë theksuar një sërë herësh dedikimin e tyre ndaj procesit të anëtarësimit dhe përpjekjeve të Shqipërisë për të shkuar drejt BE, do të punojnë realisht në këtë drejtim.