40-vjeçari kryen marrëdhënie se**uale me 15-vjeçaren! E nxit të miturën bashkë me dy shoqet e saj edhe për të konsumuar drogë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 40-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një vajzë 15-vjeçare.Policia thotë se është arrestuar Rinald Rakipaj, 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi tre ditë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Po ashtu, së bashku me 33-vjeçarin F.Q.,  ai ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare. Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike”-njofton policia e Vlorës.

Rritje e lehtë e valutave kryesore 

Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht duke rikuperuar disi pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 91 lekë dhe është shitur me 92.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq është blerë sot me 98.5 lekë dhe është shitur me 99.2 lekë pa ndonjë ndryshim të dukshëm nga dita e djeshme,Franga zvicerane ka shënuar rritje të vlerës mëngjesin e sotëm teksa është blerë me 102.7 lekë dhe është shitur me 103.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar rritje të kuotës këtë të martë duke u blerë sot me 117.5 lekë dhe duke u shitur me 118.7 lekë në raport me një ditë më parë.