Policë vullnetarë – Kush mund të bëhet pjesë e Policisë së Shtetit?

Është botuar në Fletoren Zyrtare, vendimi për organizimin dhe funksionimin të policimit vullnetar. Të gjithë të interesuarit e moshës 18-65 vjeç, mund të angazhohen vullnetarisht, pa pagesë për të mbështetur Policinë e Shtetit përmes strukturës ndihmëse të Policisë Vullnetare, por do të jenë të trajnuar dhe të certifikuar për të kryer detyra të caktuara.

Qëllimi i këtij vendimi është përmirësimi i sigurisë publike, forcimi i kapaciteteve të strukturave të Policisë së Shtetit dhe inkurajimi i angazhimit qytetar, duke promovuar bashkëpunimin ndërmjet policisë dhe komunitetit për rritjen e besimit dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policët vullnetarë trajnohen nga Akademia e Sigurisë dhe numri i atyre që do të shërbejnë përcaktohet çdo vit nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në bazë të nevojave dhe të propozimeve të drejtorive vendore të policisë, përcakton numrin e policëve vullnetarë.

Por cilat do të jenë shenjat dalluese të policëve vullnetarë?

Me qëllim që polici vullnetar të jetë samë komod dhe i sigurt gjatë punës vulllnetare, është parashikuar që ai të ketë pajisjet, shenjat dalluese si dhe veshjet identifikuese të tij. Përmendim stampën e shënjës dallluese të policit vullnetar, jelekë dhe xhaketë fluorishente, kapelle sportive ngjyrë blu me logo identifikuese, tabelë dore “Stop”, nga ku shkruhet policia vullnetare etj.

Policët vullnetarë angazhohen në menaxhimin e rendit në aktivitete masive, ndihmojnë në rregullimin e trafikut, patrullojnë pranë institucioneve arsimore, ndihmojnë në parandalimin e krimit, mbrojtjen e mjedisit dhe të pronës, mbështesin policinë kufitare dhe marrin pjesë në operacione emergjencash civile dhe kërkim-shpëtimi. Sipas vendimit, shërbimi i policëve vullnetarë nuk zgjat më shumë se 5 orë në ditë dhe 25 orë në javë.

Sa kushton një drekë apo darkë në restorantet shqiptare? 

Një nga bizneset më të përhapura në Shqipëri janë restorantet. Me rritjen e vazhdueshme të turizmit në vend, ky biznes po bëhet gjithnjë e më i frekuentuar.

Por sa kushton mesatarisht një vakt për dy persona në një restorant të klasit të mesëm në Shqipëri? Sipas platformës Numbeo, kjo shifër arrin rreth 47.5 euro, duke e renditur vendin tonë në vendin e 42-të nga 123 vende të marra në shqyrtim.

Në rajon, Shqipëria rezulton të jetë më e shtrenjta për këtë shërbim. Pas nesh vjen Serbia, ku një vakt në një restorant ekonomik kushton rreth 42.6 euro, duke u renditur në vendin e 54-t. Më tej vjen Mali i Zi me një mesatare prej 40 eurosh, në vendin e 60-të.

Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut ofrojnë çmime më të përballueshme, duke u renditur përkatësisht në vendin e 78-të dhe 91-të.
Ndërkohë, Kosova rezulton të jetë vendi më i lirë në rajon për një vakt në një restorant të klasit të mesëm, vetëm 20 euro për dy persona.

Edhe pse Shqipëria është më e shtrenjtë krahasuar me fqinjët, kur e vendosim përballë vendeve të njohura të Europës si Spanja, Franca apo Italia, del që jemi më të lirë. Kjo është një pikë shumë pozitive për turizmin shqiptar, pasi ofron një përvojë cilësore me kosto të përballueshme.

Në kreun e listës për çmime më të larta qëndron Islanda, ku një vakt për dy persona mund të shkojë deri në 124 euro. Pas saj vijnë Zvicra dhe Kameruni.

Ndërsa çmimet më të ulëta i gjejmë në Indi (12.24 €), Pakistan (10.88 €) dhe Bangladesh (10.40 €) – vende ku të ushqyerit jashtë është tepër më ekonomik.

Betonierja del nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë ne gremine.

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në afërsi të qytezës së Ulzës. Një automjet tip betoniere ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë saj.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën hyrëse të Ulzës pak mbi nënstacionin e hidrocentralit. Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti ndërsa mësohet se drejtuesi i betonieres është dërguar për mjekim në spitalin e traumës në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti për pak mund të ishte fatal për drejtuesin e automjetit tip betoniere, për shkak të terrenit në të cilin ka ndodhur. Për fat të mirë, automjeti është ndaluar në përrua dhe nuk ka shkuar më poshtë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit po punonte për firmën që po zbaton një projekt për rivitalizimin e vijës liqenore në Ulëz.

Humb jeten e moshuara pas nje injeksioni ne ambulancen e lagjes

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të ;

-referuan materialet në Prokurori, sepse ditën e djeshme, shtetasja M. V., 78 vjeçe, pas një injeksioni në ambulancën e lagjes Savër, ka pësuar reaksion. 78-vjeçarja është dërguar në spitalin e Lushnjës, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën. Po punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

VKM: Falja e gjobave të policisë vlen vetëm për ato të vendosura gjatë COVID-19

Vetëm 2 ditë përpara zgjedhjeve, qeveria miratoi një vendim për faljen e gjobave të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024.

Kjo falje përfshinte gjobat e vendosura nga Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, IKMT, AKU dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.

VKM doli në zbatim të ligjit nr. 127/2024. Në seksionin për procedurat që do të ndiqeshin nga Policia e Shtetit theksohet se Drejtoritë vendore të policisë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përgatisin listat e individëve dhe/ose të personave fizikë apo juridikë, ndaj të cilëve, nga struktura e tyre policore është vendosur masë administrative, të cilat rezultojnë të paekzekutuara, plotësisht ose pjesërisht, dhe që janë shfuqizuar me ligjin nr.127/2024.

Listat, së bashku me dokumentet shoqëruese më pas do t’i kalonin për miratim Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Kjo e fundit ka kompetencën për miratimin e listës përfundimtare të masave administrative të shfuqizuara me ligjin nr.127/2024.

VKM ka krijuar konfuzion te qytetarët që e kanë lexuar vendimin sikur do të falen të gjitha gjobat e vendosura nga Policia e Shtetit nga 1 janari 2015 deri në nëntor 2024.

Shumë qytetarë janë drejtuar në drejtoritë vendore për të hequr gjobat e trafikut, bazuar në VKM, sipas së cilës, çdo individ dhe/ose person fizik apo juridik që pretendon se një masë administrative e vendosur ndaj tij dhe e shfuqizuar me ligjin nr.127/2024, nuk është hequr/fshirë në sistem, paraqet kërkesë, përkatësisht pranë strukturave përgjegjëse në nivel vendor, për heqjen/fshirjen e masës.

Mirëpo leximi i kujdesshëm i subjekteve përfituese të ligjit 127/2024 shpreh qartë se falja është vetëm për “Individët dhe/ose personat fizikë apo juridikë, të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës COVID-19, gjatë periudhës së pandemisë.”

Pra, zbatimi i kësaj pike lidhet ngushtësisht me situatën e Covid dhe gjobat e marra nga qytetarët ose bizneset nga policia vetëm si pasojë e shkeljeve dhe daljes së paautorizuar për qarkullim gjatë periudhës së pandemisë.

Në këtë mënyrë, shumë qytetarë duhet të paguajnë gjobat e vendosura ndaj tyre, përndryshe gjobat, të cilat përbëjnë titull ekzekutiv, janë objekt i ekzekutimit përmbarimor.

Rrjedhimisht, tashmë, struktura përgjegjëse, e cila verifikon pretendimet në kërkesë dhe nëse plotësohen kriteret e parashikuara në ligjin nr.127/2024, do të japë më shumë përgjigje negative për qytetarët.

Kundër vendimit për refuzimin e heqjes/fshirjes së masës administrative subjekti ka të drejtën e ankimit në gjykatë, por edhe kjo nuk vlen për gjobat e thjeshta të trafikut rrugor. 

Pension i 13-të për të moshuarit – Miratohet vendimi. Përfitojnë rreth 725 mijë pensionistë

Pensionistët në Shqipëri do të mund të përfitojnë pension të 13-të, që synon të rrisë disi të ardhurat e tyre vjetore.

Qeveria e ka parashikuar këtë risi në dokumentin e miratuar në mbledhjen e fundit, të siguruar nga SCAN, që të paktën deri në 2030-tën të realizohet, si një formë për të ofruar më shumë dinjitet për pensionistët aktualë.

Deri më tani qeveria ka aplikuar indeksimin vjetor të pensioneve sipas inflacionit të çmimeve të shportës si dhe bonusin vjetor, i cili përgjatë 2024 ka qenë në rritje në raport me vitet e tjera.

Megjithatë, duke qenë se pensionet në Shqipëri janë në nivele shumë të ulëta në raport me kostot e jetesës, duket se këto politika kanë qenë të pamjaftueshme.

Aktualisht, në Shqipëri janë afro 725 mijë pensionistë nga të cilët mbi 511 mijë prej tyre gëzojnë një pension deri në 200 euro në muaj. Ndërsa, mbi 213 mijë kanë një pension më të lartë se 200 euro në muaj.

Zhvillimet demografike të publikuara në censin e fundit, qartazi evidentojnë se popullsia në moshën 60+ përbën ¼ e popullatës në Shqipëri, trend i cili po thellohet gjithnjë e më shumë për shkak të plakjes së popullsisë, rënies së lindshmërisë dhe fenomenit të emigrimit.

Të dhënat  evidentuan se me gjithë progresin e bërë nga reforma e pensioneve apo mbështetja që Qeveria Shqiptare ka dhënë për të moshuarit, çështja e pavarësisë financiare të të moshuarve e në mënyrë të veçantë, të moshuarve të vetmuar, burrave dhe grave, mbetet prioritet për një jetesë dinjitoze.

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore përgjatë vitit 2024, kanë ardhur në rritje të vazhdueshme, por  pavarësisht rritjes, ato nuk kanë arritur të mbulojnë kërkesat në rritje për pensione dhe shërbime shëndetësore, siç reflektohet në të dhënat që tregojnë rritjen e presioneve për këto shpenzime.

Konkretisht të ardhurat nga fondet speciale të cilat kanë reflektuar rritjen e pagave dhe numrit të kontribuesve në skemën e sigurimeve janë rritur ndjeshëm gjatë viteve, duke kapërcyer nga 61.5 miliardë lekë në vitin 2014 në 139.4 miliardë lekë në vitin 2024, apo e thënë ndryshe në nivelin 123.6%.

KAS vendos rinumërim të plotë të votave në Tiranë

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka miratuar një vendim për rinumërimin e plotë të votave në qarkun e Tiranës. Vendimi u mor pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it nga radhët e Partisë Demokratike dhe përfshin të gjitha qendrat e votimit, përfshirë edhe kutitë me vota nga diaspora.

Për shkak të volumit të madh—rreth 1282 kuti votimi—procesi do të kërkojë kohë për t’u organizuar dhe data e nisjes së rinumërimit mbetet ende e pacaktuar.

SPAK çon për gjykim 37 persona të akuzuar si anëtarë të dy grupeve kr*minale, zbardhen akuzat!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundimf të hetimeve për procedimin penal nr.177, të vitit 2022, dorëzoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të 37 të pandehurve, anëtarë të dy grupeve të strukturuar kriminale.

Të pandehurit janë:

Bashkim Sulaj,
Njazi Ademaj,
Fitim Rama,
Xhelal Krasniqi,
Rrezart Domi,
Ylli Brahimaj,
Osman Luca,
Artur Mici,

Emiljan Marashi,
Adrian Mema,
Jugert Gashi,
Maksim Domi,
Arsen Caka,
Gridi Elezi,
Behar Rexha,
Deila Qama,
Arnold Shahu,
Fatmir Stankova,
Arben Rushiti,
Ylli Çaushaj,
Eriola Spaho,
Murat Gjuniku,
Bajram Xhaja,
Bardhyl Imeri,
Roland Islamaj,
Amarildo Luca,
Robert Gjika,
Artid Shtylla,
Leonard Lama,
Xhelil Alla,
Besnik Lumaj,
Dritan Cena,
Altin Neli,
Redi Salaj,
Behar Nuhiallari,
Azem Canaj,
Perlat Canaj.

Veprat kryesore për të cilat akuzohen:

“Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë;  “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi” kriminal, parashikuar nga nenet 298/2 e 28/4; 189/1 e 28/4;  186/1 e 28/4; 333/a/1/2;  334/1 të Kodit Penal, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”;  “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumentave, prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të kryer falsifikim të dokumentave”, parashikuar nga neni 190/1 dhe 192 të Kodit Penal; “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 284/2 dhe 283/2 të Kodit Penal; si dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal

“Modus operandi” i dy grupeve të strukturuara kriminale

Dy grupet e strukturuar kriminale, ekzistenca e të cilëve është tashmë e provuar nga hetimi, përgjatë viteve 2022 dhe 2024 kanë organizuar dhe ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, kyesisht të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Veprimtaria e tyre konsistonte në:

Prodhimin e dokumenteve të falsifikuara të identifikimit, kryesisht të dokumentatave të vendeve të Bashkimit Europian (pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi dhe dokumenta të tjera).
Gjetjen apo ndërmjetësimin për shtetasit shqiptarë që do të udhëtonin në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Amerikë, mënyrën e kryerjes së pagesave dhe vlerat e paguara prej tyre;
Transportimin e dokumentave dhe të personave që do të udhëtonin; akomodimin dhe udhëzimin e këtyre shtetasve për itinerarin që do të ndiqnin, veprime këto të realizuara nga agjensitë e udhëtimit; “Domi Travel” dhe “Boris Travel”, të cilët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin;
Përdorimin e dokumentave të falsifikuara, udhëzimin e personave se si duhet të silleshin gjatë intervistave, për t’u pajisur me vizë amerikane dhe kanadeze.
Në këtë veprimtari kriminale, të pandehurit sigurojnë procese të ndryshme. Ata njohin njëri-tjetrin, dhe janë në dijeni për rolin e gjithsecilit. Këto rrethana tregojnë se veprimtaria është e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me detyra dhe role të përcaktuar dhe qëllimi i saj është përftimi material.

Gjatë hetimit është dokumentuar në qytetin e Tiranës një ambient në të cilën prodhoheshin dokumenta identifikimi si pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian, një ambient ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumenta të ndryshëm, të falsifikuara si edhe 37 (tridhjetë shtatë) vula të ndryshme, kryesisht të institucioneve shtetërore dhe private, përmes të cilave mundësohej falsifikimi i dokumentave të përdorura edhe gjatë aplikimeve për viza nga grupi kriminal, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumentave, kompjutera dhe printera që shërbenin për shitje dhe transferta të monedhave virtuale.

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Në kuadër të këtij procedimi penal është krijuar Skuadër e Përbashkët hetimore me Autoritetet gjyqësore të Tarragonës, Spanjë, është bashkëpunuar me Agjensinë Federale Amerikane DSS/OCIU, Njësinë e Hetimeve Kriminale, me presence në Ambasadën e SHBA-së Tiranë;  dhe me agjensi të ndryshme të huaja ligjzbatuese. Ky bashkëpunim mundësoi shkëmbim të shpejtë të informacionit dhe identifikimin e rasteve, ndalimin e shtetasve që kanë kërkuar të udhëtojnë në rrugë tokësore, detare apo ajrore si edhe sekuestrimin e dokumenteve të falsifikuara, kur ato janë përdorur.

Mbështetur në marrëveshjet ndërkombëtare për ndihmën e ndërsjelltë në çështjet penale, marrëveshjet  e nënshkruara mes Mbretërisë së Spanjës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe institucioneve homologe të dy vendeve respektive, është mundësuar pjesëmarrja në veprime hetimore të oficerë të policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe agjencive të ndryshme policore të Spanjës në territoret reciproke, duke dokumentuar të gjitha fazat e kryerjes së kësaj veprimtarie dhe personave të përfshirë në to.

Një falenderim i veçantë i drejtohet Eurojust dhe projektit EU4FAST, për mbështetjen e dhënë në kuadër të hetimit të përbashkët hetimor.