Rama: Ulja e çmimit te energjise, përfitojnë 1 milion konsumatorë

Kryeministri Edi Rama thotë se sektori i energjisë, deri në vitin 2013, ishte një katastrofë e nivelit botëror.

Në një konferencë të përbashkët me zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Rama u shpreh se nga ulja e çmimit të energjisë, në 8.5 lekë për familjarët që konsumojnë deri në 700 kwh, do të përfitojnë 1 milion konsumatore. Ndër të tjera, kreu i qeverisë shtoi se sektori energjetik ka nevojë për investime të tjera.

Mendoj që sot është dita për t’u fokusuar te një fakt historik siç është ulja e çmimit të energjisë. E përsëris, në 35 vite, që kur ndryshoi forma e qeverisjes në Shqipëri, nuk është ulur kurrë çmimi i energjisë, vetëm është rritur, Dua të theksoj që ne, e kemi gjetur sektorin, në një katastrofë të nivelit botëror, të krahasueshme me vende që ne nuk e dimë ku janë, por nuk kishte lidhje me Evropën ku jetojmë dhe ku niveli i humbjueve, për shkak të vjedhjeve haptazi, ditën për diell, me bekmin elektoral të qeverisë dhe me ndihmën e injorancës së qeverisjes, shkonte afro 50 përqind. 

Ndërkohë që tek ai 51-52 përqind i pjesës që nuk hyn tek humbjet nga vjedhjet dhe nga kaosi i menaxhimit, vetëm 65 përqind paguanin. Të tjerët e merrnin energjinë, por nuk e paguanin dhe kishte një fashë atëherë, medemek mbrojtësi, që ishte një fashë kaosi dhe abuziim. Aty futeshin shumë revolucionarë me tesera partish në pushtet. Janë fakte që i keni parë. Ajo fashë mbronte 100 mijë konsumatorë. Sot kategoria që përfiton nga ulja e çmimit, është 1 milion konsumatorë. Është një pension minimal plus, nga ulja e këtij çmimi. Që për pensionistët është gjë shumë e madhe. Kjo qeveri, çdo cvity, paguan për pensionistët kryefamiljarë, në faturën e tyre të energjisë, mbi 20 milionë euro. Ajo pjesa që është mbi 700 kwh, është një pjesë e vogël njerëzish, të kamur, që do vazhdojë të paguajë çmimin 9.5 lekë. Sektori ka nevojë për investime të tjera. Përtej kësaj, do të hedhim hap të jashtëzakonshme, me marrëvershje trilaterale, që do vendosë themelet e Shqipërisë, aktor në politikën energjetike”,theksoi ai.

Deshmia e Hasaj :”Unë e vrara 33 vjecarin”Kishte 6 vite lidhje me motrën time”

Arjon Hasaj ka pranuar plotësisht se është ai autori i vrasjes së shtetasit Ramazan Mataj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 4 janarit në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër.Hasaj ka deklaruar për policinë vendore të Shkodrës se është ai personi që ka vrarë me armë zjarri 33 vjeçarin Mataj duke marrë përsipër krimin e rëndë.

Ndërkohë vëllai i autorit, shtetasi Klisman Hasaj i dyshuar për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit nuk ka pranuar asnjë akuzë ndaj tij duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait dhe faktit që do kryente vrasje.

Arjon Hasaj ka treguar plotësisht vrasjen e kryer e cila sipas autorit ka ardhur si shkak i një lidhje që viktima kishte me motrën e tij prej të paktën 6 vitesh.

Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjërë ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë. 

Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën. Unë hapa një llogari false në instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. 

Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër”,mësohet të ketë deklaruar Hasaj.

“Nuk kam patur asnjë dijeni për vrasjen që do kryente vëllai dhe nuk kam lidhje me atë ngjarje”, mësohet të ketë deklaruar Klisman Hasaj, vëllai i autorit.


Pas ngjarjes së rëndë policia vendore e Shkodrës ka kryer përgjime në banesën e familjes Hasaj. Gjatë përgjimeve dy vëllezërit kanë folur për vrasjen e realizuar nga Arjoni si dhe në një moment del se autori kryesor Arjon Hasaj është penduar që kishte fshehur armën dhe ka shkuar duke e marrë sërish dhe duke e groposur në oborrin e shtëpisë për ta patur për siguri.

Pas këtyre përgjimeve policia arrestoi dy vëllezërit Hasaj si autor të dyshuar të vrasjes së shtetasit Ramazan Mataj. Policia ka marrë në pyetje edhe familjarë të tjerë të viktimës dhe autorit të dyshuar ndërsa vijon punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë./BW

Balluku për uljen e çmimit të energjisë: 95% e abonentëve nuk e kalojnë 700 kw/ h

Balluku: Përse ulet çmimi në një kohë nëse do krahasonim 10 vite më parë ku çmimet janë rritur, të transportit, të prodhimit ndërkohë që çmimi u mor një vendim për ta ulur, për shkak të performancës së sektorit, të kompanive që janë pjesë. Të treja kompanitë kanë operuar që nga kriza botërore në një koordinim të plotë si një trup i vetëm për të arritur kërkesën e qeverisë shqiptare. 1% ulje korrespondon 7 milionë kursim për OSHEE. Targeti i vendosur nga ministria është mbajtur me ritëm të qëndrueshëm me ulje vjetore, humbje mesatare vjetore si në BE. Nuk është faturim me fashë por me konsum dhe kush e kalon 700 kë/ orë e paguan të plotë. Jënë 1.070.000 abonentë, 95% e abonentëve që harxhojnë më pak se 700 kë/ orë.

Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Situata nën kontroll

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon publikun mbi situatën e sëmundjes së Influencës Aviare se janë marrë të gjitha masat për kontrollin dhe monitorimin e fermave të ndodhura në zonat e mbrojtjes (3 kilometra) dhe atë të mbikëqyrjes (10 kilometra) nga vatra e shpërthimit të sëmundjes, prej datës së konfirmimit të infeksionit 28.12.2024 në fshatin Cekrez-Morinë, njësia administrative Zall-Herr.

Sipas MBZHR-së, sektori veterinar i Qarkut Tiranë ka kontrolluar me anë të 11 grupeve të kontrollit ditor, njësitë administrative dhe fshatrat e vendosura nën mbikëqyrjen veterinare, duke bërë të mundur identifikimin e menjëhershëm të një rasti të ri në Paskuqan, në datën 06.01.2025.

Ferma e oborrit familjar me 10 krerë shpendë është kontrolluar pa vonesë dhe janë marrë masat për analizimin laboratorik me metodën konfermatore RT-PCR, e cila ka konfirmuar praninë e virusit të Influencës Aviare të nëntipit H5N1.

Është kryer eliminimi dhe asgjësimi i sigurt i shpendëve të fermës sipas procedurave sanitaro-veterinare, si dhe është kryer dezinfektimi rigoroz i mjediseve dhe mjeteve të kontaktit me shpendët.

Ndërkohë sektori veterinar i Qarkut Vlorë menjëherë pas konfirmimit të rezultatit pozitiv nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë për sëmundjen e Influencës Aviare, të nëntipit H5N1 në shpendë të egër të ngordhur në zonën bregdetit të Plazhit të Vjetër të Vlorës, në datën 05.01.2025, ka marrë të gjitha masat për kontrollin dhe monitorimin e situatës.

Çdo ditë 7 grupe pune janë në terren për monitorimin e situatës dhe gjurmimin e hershëm të infeksionit, kanë vijuar kontrolle përgjatë vijës bregdetare, duke përfshirë zonën nga Tuneli i Ujit të Ftohtë deri në Zvërnec, përveç Lagunës së Nartës; Lagunës së Novoselës; Plazhit të Vjetër; Orikumit; Lagunës së Butrintit; Lagunës së Karavastasë dhe Semanit.

Si rezultat i intensifikimit të monitorimit, po në datë 05.01.2025 ora 20:00, Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Vlorë ka njoftuar për 5 shpendë të tjerë egër dhe të ngordhur, të gjendur në bregdetin e Plazhit të vjetër, të cilët mendohen se janë sjellë nga vala dhe mund të kenë ngordhur disa ditë më parë.

Tri karkasa tepër të dëmtuara u groposën menjëherë sipas procedurave të përcaktuara, ndërsa dy karkasa u dërguan në datën 06.01.2025 për analiza në Laboratorin e Referencës – ISUV, të cilat rezultuan pozitive me Influencë Aviare, nëntipi H5N1.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, përveç intensifikimit të kontrolleve ka komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me autoritetet vendore të Zonave të Mbrojtura, Pushtetit Vendor, Policisë së Shtetit dhe Njësive të Kujdesit Shëndetësor, për informacion dhe monitorim të ndërsjelltë.

Instituti i Shëndetit Publik ka kryer kontrollin dhe marrjen e kampioneve nga njerëz në vatrat dhe zonat e kontaktit, të cilat deri tani kanë rezultuar negative.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka mbledhur në mënyrë ditore Qendrën Kombëtare të Krizës me përfaqësues nga Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, për një koordinim të procesit në rrugë ndërinstitucionale.

Ndërkohë janë në fuqi urdhrat e menjëhershëm të Ministrit, për ndalimin e shitjes dhe tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në territorin e: Njësisë Administrative Vlorë; Njësisë Administrative Qendër; Shushicë; Orikum; Kotë; Paskuqan; Dajt; Tiranë; Farkë; Bërxull; Vaqarr; Kashar; Kamëz; Zall-Herr; Zall-Bastar.

Mblidhet bordi i ERE/ Çmimi i ri i energjisë do jetë 8.5 lekë për kilovat për familjet 

Bordi1

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë është mbledhur ditën e sotme për të përcaktuar çmimin e ri të energjisë elektrike.

Pas propozimeve të OSHEE, bordi ka vendosur që çmimi i energjisë të ulet me 1 lekë, nga 9.5 për kilovat që ishte, të shkojë në 8.5 për kilovat.

Çmimi i ri 8.5 lekë për kilovat është për familjet që përdorin deri në 700 kilovat. Ndërsa, për familjet që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do jetë 9.5 lekë për kilovat, teksa me TVSH shkon në 11.4 lekë.

Ulja do të nisë në shkurt 2025 dhe do të vazhdojë deri më datë 31 dhjetor 2025.

Ekstradohet nga Turqia bosi i kokainës

Dritan Rexhepi Ok

Përshëndetje kolegë.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi.

Ora e mbërritjes së këtij shtetasi do t’ju njoftohet në vijim, ndërsa informacioni i detajuar për të, bashkëlidhur me pamje filmike, do t’ju vihet në dispozicion pas mbërritjes së tij në Rinas.

HMPV i ‘afrohet’ Shqipërisë, shënohet rasti i parë në Greqi

Rasti i parë i virusit respirator HMPV u regjistrua zyrtarisht në Greqi, në Selanik, përhapja e të cilit po shkakton shqetësime për një krizë të re shëndetësore.

Bëhet fjalë për një 71-vjeçar, vajza e të cilit ka udhëtuar në Kinë për pushime gjatë pushimeve dhe pak ditë pas kthimit, babai i saj ka shfaqur simptomat e para dhe po trajtohet në spitalin Papanicolaou.

Fillimisht shkoi në një klinikë private, më pas më 3 janar u shtrua në spitalin Papanikolaou – ku ishte në shërbim dhe ka një nga klinikat më të mira të mushkërive -, të shtunën iu nënshtrua një testi PCR dhe të hënën rezultatet treguan se ai është pozitiv për virusin HMPV.

Deri atëherë, burri ishte i shtruar në Klinikën e Parë të Pneumologjisë në një pavion me dy pacientë të tjerë, por sapo u mor vesh se ishte virusi, ai u transferua në izolim ndërsa pacientët dhe të afërmit e tyre që ndodheshin në të njëjtin pavion. u njoftuan se vizitat tek i sëmuri nuk lejohen.

Human Metapneumovirus (HMPV) është një virus respirator që shkakton simptoma të ngjashme me ato të ftohjes së zakonshme dhe gripit.

Ndërsa sëmundja është zakonisht e lehtë, ajo mund të çojë në komplikime serioze si pneumonia, veçanërisht tek foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.

Virusi nuk është i ri, por ka zgjuar interesin e autoriteteve mes një rritje të rasteve, veçanërisht tek fëmijët nën 14 vjeç në Kinën veriore.

HMPV, i identifikuar për herë të parë në vitin 2001, është një virus ARN me një zinxhir që përhapet përmes pikave të frymëmarrjes ose kontaktit me sipërfaqet e kontaminuara.

Goditjet janë zbuluar më parë në disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe.

Simptomat e saj përfshijnë kollën, temperaturën, kongjestionin e hundës dhe lodhjen, me një periudhë inkubacioni prej tre deri në gjashtë ditë.

Ndryshe nga Covid-19, nuk ka vaksinë apo trajtim specifik antiviral për HMPV. Trajtimi kryesisht përfshin menaxhimin e simptomave.

Trump: Do ia ndryshoj emrin Gjirit të Meksikës, do quhet Gjiri i Amerikës

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump u zotua të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës” dhe përsëriti premtimin e tij për të vendosur tarifa të konsiderueshme ndaj Meksikës dhe Kanadasë.

“Ajo mbulon shumë territor,” tha ai për Gjirin. “”Gjiri i Amerikës.” Sa emër i bukur.”

Premtimi i tij për të riemërtuar Gjirin i bëri jehonë zotimit të tij të mëparshëm për të kthyer emrin e Denalit, majës më të lartë malore në Amerikën e Veriut, në malin McKinley.

Ish-presidenti Barack Obama ndryshoi emrin e malit të Alaskës në nderim të amerikanëve vendas.