Berisha prezanton koalicionin e PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar koalicionin “Koalicioni për Shqipërinë Madhështore”, që do të përfaqësojë PD-në në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se ky koalicion është ndryshe nga çdo koalicion i mëparshëm, duke e quajtur atë një bashkim transparent dhe të vendosur, që përfaqëson të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare.

Ai theksoi se ky koalicion nuk përfaqëson të panjohur, por individë të rinj që vlerësojnë shqiptarët, duke shtuar se është krijuar për të sfiduar qeverinë aktuale, që e akuzon për lidhje me krimin dhe korrupsionin. Berisha gjithashtu deklaroi se ky koalicion ka ngjallur shpresa të mëdha te qytetarët shqiptarë.

Sali Berisha: Kurrë ndonjëherë para kombit s’është paraqitur një koalicion i tillë, me këtë vendosmëri të palëkundur. Ky nuk është koalicioni i të panjohurave, por të transparencës, i djemve dhe vajzave që i vlerësojnë shqiptarët. Koalicioni përfaqëson të gjitha shtresat dhe komunitetet e ndryshme të kombit shqiptar.

Koalicioni është pritur me gëzim dhe interes të madh nga shqiptarët. Koalicioni ynë është përballë narko-regjimit, lidhur me krimin dhe korrupsionin. Ky koalicion ka ndezur shpresat e shqiptarëve.

Rama drejt moskandidimit për deputet?

Kryeministri Edi Rama tha se ende nuk e ka marrë vendimin nëse do të jetë pjesë e listave të zgjedhjeve të PS.
Ndërsa tha se mund të mos jetë fare pjesë e listave, Rama shtoi se ai është deputet i të gjithëve dhe nuk do që t’i zërë vendin askujt.

Rama: Asnjë drejtues politik nuk besoj kurrë që mund të futet në preferenca se për kë duhet të votojnë anëtarët e PD.

Kjo është e padiskutueshme. Natyrisht e njëjta gjë vlen edhe për rastin tim. Nuk e kam pasur dhe as e kam idenë pse unë duhet të jem deputet në atë parlament për sa kohë kam këtë detyre,

Rama-LaCivita-s: S’ka njeri që vjen nga Amerika me makiazh trampist, të na marrë fitoren

Para të vetëve, kryeministri Rama dha ultimatumin për të bërë të pamundurën fitoren e 11 majit. Përdori tezën e vazhdimësisë së punëve të pambaruara dhe një prej tyre të cilën ai e përdor si pikë kryesore është anëtarësimi në BE.

Rama i tha grupit parlamentar se vendin drejt BE-së e çon vetëm PS dhe se masivizimi I votës do ta tregojë këtë gjë.

Interesi ynë është shumë i madh për t’u lënë në drejtim të paditur dhe në këto momente, qoftë sa i përket BE qoftë sa i përket NATO-s, zëri ynë dhe siguria jonë e brendshme, i vendosur stabël dhe i palëkundër nga kuak kuak kuak, është themelor”,tha Rama.

Ai hodhi akuza ndaj opozitës duke thënë se ata janë të pamundur të komunikojnë me botën jashtë dhe këtë e bën vetëm ai.

Kur ne të bëhemi anëtar të BE-së do të jetë e rëndësishme se kush qeverisë, për ata. Ka shumë rëndësi se kush qeverisë në Shqipëri për të ardhmen e shqipërisë dhe reformën në drejtësi. Ne jemi garancia sepse të tjerët do e shkrijnë SPAK.

Kjo mund të bëhet vetëm nga forca që hallet e tyre me drejtësinë I kanë më të mëdha sesa lidhjet e tyre me intersat kombëtare dhe interesin publik. Këto forca i njeh gjithë shqipëria dhe gjithë bota.

Nuk ka turistë që vjen me kushedi çfarë page nga amerika për të bërë një makiazh trampist të votave që ndryshon atë thelb. Ky është thelbi i ndarjes si dita me natën mes tyre dhe nesh. Ne nuk jemi Bosnjë Hercegovina. Por duhet që shqiptarët të na japin mandatin më të fortë që kemi patur ndonjëherë”, tha Rama.

Rama : Nëse keni qenë një herë deputet, nuk do të jeni në listat e hapura!

Edi Rama: Nuk e kemi mbyllur ende të gjithë procesin që do të mbyllet në Kryesi, por dua të ndaj me ju që: cilido që nuk pranon të jetë në listën e hapur duhet t’ia bëjë me dije drejtuesit politik. Parimi do të jetë: Asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë në mandat nuk do të jetë në listën e mbyllur.Unë e kam thënë se drejtuesiyt politikë duhet të jenë në listë të hapur. Por, kështu drejtuesi politik do të merrte vota për vete dhe skuadra nuk do ishte shumë kompakte. Por, na duhet një ekip kompakt. Drejtuesi politik nuk duhet të futet në preferenca. Lista e hapura, luftën ta bëjnë ata me eksperiencë në politikë. Kush është në listën e hapur, duhet të jetë në garë të barabartë. Vendimin për vete nuk e kam marrë ende. Unë mund të mos jem fare në listë.  Të gjitha deputetet që kanë qoftë një mandat do të jenë në fushë. Të rinjtë dhe të rejat do jenë në listë të mbyllur, pasi ata përfshihen dhe e bëjnë partinë më të re. Të tjerët pikërisht se kanë qenë aty, duhet të jenë në fushë.

Edi Rama: 11 maji, vula e vullnetit popullor për t’i dhënë mandatin e katërt PS

Po mbahet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Edi Rama: Janë 1000 persona të angazhuar që punojnë çdo ditë për negociatat. 40 drejtues të grupeve negociatore dhe një strukturë e cila është bazë e suksesit të negociatave. Dhe qoftë edhe për të mos lëvizur me asnjë ditë procesin e planifikuar të punës së gjithë kësaj armate njerëzish, 11 maji duhet të jetë vula e vullnetit popullor për ti dhënë mandatine 4 PS me një mbështetje si kurrë më parë që të mbyllim procesin e të mos humbim asnjë ditë, sepse nëse do të humbim muaj dritarja do të mbyllet dhe nuk dimë se kur rikthehet në axhendë anëtarësimi.

Rama mbledh grupin e PS-së para seancës plenare

Pas mungesës javë e kaluar për shkak të Javës së gjelbër, mbahet sot në Kuvenda e radhës plenare.Mësohet se në rend të ditës përfshihen diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

Kujtojmë se më 4 mars ka përfunduar procesi i regjistrimit të zgjedhësve nga diaspora në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve PER.Ndërkaq kryeministri Edi Rama sapo është futur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku para nisjes së seancës plenare do të zhvillojë një mbledhje me grupin parlamentar të PS-së.

Sherr masiv në qendrën e pritjes së emigrantëve në Greqi, plagosen 16 persona

Sherr masiv në qendrën e pritjes së emigrantëve në Greqi, plagosen 16 personaNjë përleshje ka ndodhur mbrëmë në qendrën e pritjes së emigrantëve në Malakasë të Greqisë. 

Sipas policisë, rreth 60 deri në 70 persona janë përfshirë në konflikt, e për pasojë 16 persona janë plagosur. 

Ende nuk dihen arsyet e konfliktit, ndërsa vijojën hetimet për ngjarjen.

Moshat e të plagosurve varion nga 15 deri në 25 vjeç dhe janë me origjinë nga Egjipti.

A keni komunikuar me Ramën? Ja si përgjigjet Erion Veliaj nga qelia

Erion Veliaj ka dhënë një intervistë nga qelia mbrëmjen e sotme për Euronews Albania, ku ka vazhduar sulmet ndaj magjistratëve të çështjes së tij, prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erjon Bani.

I pyetur nëse a ka komunikuar me Ramën, Veliaj e mohoi duke shtuar se është në izolim. Ai hodhi akuza drejt prokurorit Dado, se prej dy javësh nuk i ka miratuar asnjë takim, edhe pse në media janë publikuar lajmet se Veliajt i është miratuar leja për të takuar jo vetëm avokatët, por edhe familjarët, po ashtu të zhvillojë edhe takime pune me punonjlsit e Bashkisë.

Jo, jam në izolim total. Ols hakmarrësi nuk ka miratuar prej dy javësh asnjë takim – as politikanë të huaj, drejtues të kulteve apo shokë e miq. Kjo është një tjetër provë se ky kurth i kurdisur keq, me anonime, veting, shpallje fajtor pa akuzë dhe izolim total është një njollë jo e vogël e një reforme, që e mbështetën të gjithë”, thotë Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës është ndalur dhe te qendrimi i PS dhe Edi Rama për rastin e tij, duke e cilësuar se po bëjnë gjënë e duhur duke mbështetur sistemin e drejtësisë dhe ka shprehur besimin e plotë ndaj shefit të tij, duke thënë se ka një jetë që punon me të.

Ndaj, Partia Socialiste dhe Edi Rama po bëjnë gjënë e duhur, sistemi do mbështetur dhe anomalitë që kanë prodhuar duhen adresuar – bash siç thotë edhe Gjykata e Strasburgut për rastet Hysa dhe Gëllçi. Ideja burg-burg-burg përveçse e bën të pabarabartë mbrojtjen, do prodhojë një faturë që s’do e paguajë Ols Dado dhe Erion Bani, por Republika. Pra, taksapaguesit,”tha Veliaj.

Pyetje – Çfarë do t’i shtonit apo do t’i hiqnit atyre që ka shprehur Kryeministri për këtë rast?

“Kam një jetë që punoj krah Edit dhe kam besim të plotë.”