Po transportohej me autoambulancë/ Humb jetën 30-vjeçarja, nisin hetimet

Një 30-vjeçare ka humbur jetën mesditën e së hënës, gjatë transportimit me autoambulancë nga Përmeti në drejtim të spitalit të Gjirokastrës.Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtimesh të tjera.Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

Rama cakton orën se kur do të finalizojë listën e kandidatëve të PS!

Ka nisur numërimi mbrapsht drejt orës për të dërguar kandidatët për deputet në PS, mësohet se kur PS do t’i japë dorën e fundit listës rozë.

Duke i referuar burimeve nga PS mesohet se fillimisht Rama do të diskutojë paraditen e së mërkurës emrat që vijnë nga diaspora.

Këtë do ta bëjë me atë që njihet si Këshilli Diasporës, një organizëm brenda në PS udhëhequr nga drejtuesi politik për Diasporën Taulant Balla.

Do të jetë ora 19:00 e së Mërkurës kur Rama dhe Kryesia Socialiste do të hartojnë listën finale e për t’ia çuar KQZ.

Të 12 drejtuesit politik do të dalin një e nga një për të lexuar emrat e skuadrave të tyre në garën e 11 Majit.

Perplasen dy automjete , 3 te plagosur.

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orë 12.00 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin -Rrogozhinë.

Burime nga vendngjarja raportojnë se aksidenti ndodhi në fshatin Karinë.

Në aksident janë përfshirë dy autovetura. Pas përplasjes mes tyre, njëri nga automjetet ka dalë jashtë rruge. Për pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin e Peqinit.

PerpNdërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Nesër mbyllen listat, Rama mbledh Kryesinë

Nesër do të mblidhet kryesia e PS ku do të vendoset edhe listat e kandidatece me të cilin kjo parti do të përfaqësohet në zgjedhjet e 11 majit.

Ora 24:00 e ditës së nesërme është dhe afati i fundit, ku Protokolli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të presë listat e kandidatëve të partive për Parlamentaret.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar takime me kabinetin dhe drejtuesit politikë, ku është diskutuar edhe lista paraprake e përgatitur nga këta të fundit.

Raportohet se ende nuk është e qartë nëse kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e garës, pasi në mbledhjen e grupit të zhvilluar ditën e djeshme ai la të hapur mundësinë që edhe mund të mos jetë pjesë e listave.

Sipas Ramës, listat do të jenë një ndërthurje e eksperiencës të të “vjetërve’ dhe energjisë të të rinjtë që do të çoje në krijimin e një ekipi fitues për PS më 11 maj.

Dëbimi i oficerit shqiptar nga SHBA ,reagon Agjencia amerikane

Agjencia amerikane e emigrimit dhe doganave, e njohur si ICE, ka reaguar pas ekstradimit të një oficeri shqiptar në Shqipëri.Në një njoftim zyrtar thuhet se ICE dëboi Fatbardh Lalën, i cili kërkohej në Shqipëri për mashtrim dhe ryshfet.

Po ashtu ICE thekson se Lala kishte hyrë në mënyrë të ligjshme në SHBA më 10 maj të vitit 2023 në aeroportin në Çikagos, edhe pse kërkohej me urdhër-arresti nga Shqipëria.

Ai u arrestua kur iu refuzua hyrja në Kanada më 23 tetor 2024, pasi u zbulua se kishte një urdhër arresti ndaj tij.

“Ne zbuluam se Lala kërkohej për ryshfet dhe mashtrim, të cilat janë akuza të rënda, dhe ai tani mund të mbahet përgjegjës për ato krime,” tha drejtori i ICE në Detroit, Robert Lynch. “ICE mbetet e përkushtuar për dëbimin e të arratisurve të huaj, pavarësisht nga kombësia, në mënyrë që ata të përballen me drejtësinë në vendet e tyre.”

Ish-oficeri i policisë gjyqësore, Lala akuzohet se ka kryer korrupsion dhe ka zbuluar të dhëna që përbëjnë sekret kundrejt ryshfetit. Ai ka marrë 50 mijë lekë të reja për të ndërhyrë tek prokurori dhe gjyqtari me qëllim shmangien e dënimit të Ermir Llagaçit. 

Deputetët me një mandat në listë të hapur”/ Petro Koçi tërhiqet nga gara

Deputeti i PS Petro Koçi ka njoftuar se nuk do të garojë në lista për marrjen e një tjetër mandati si deputet në parlamentaret e 11 majit. Ky vendim vjen pas paralajmërimit të Edi Ramës se deputetët me një mandat, do jenë në listë të hapur.

E dashur Ogerta, te dashur kolege deputete socialiste te Tiranes tone,

E kam detyrim automatik moral, politik dhe shoqeror t’ju bej te ditur percaktimin e qendrimit tim ne lidhje me procesin e emerimit te kandidaturave te partise tone per deputete;

  1. Une do punoj me sa me ha krahu dhe kudo me shpien kembet per fitoren e PS ne zgjedhjet e 11 Majit. Fatmiresisht eci dhe ngjis shkallet me shpejt dhe pa mu marre fryma ne krahasim me dhjetera te tjere qe jane ne moshe me te re politike apo biologjike.
  2. Une nuk do te jem ne listen perfaqesuese te kandidaturave per deputete, jo per ndonje paburreri politike, frike deshtimi personal apo braktisje te shpirtit te solidaritetit, por sepse ndryshe nga te gjithe ju jam i vetmi qe nuk kam shansin e startit ne kushte te barabarta sepse nuk kam ne ngarkim nje zone pergjegjesie politike elektorale.
  3. Pas nje fushate jotregetare ne zgjedhjet e fundit vendore ne kryeqytet bashke me strukturen organizative te zones e nxorem Kombinatin te parin, me nje rezultat qe e çoi steken elektorale ne 60% per PS.
  4. Caktimi i Blendi Gonxhes si pergjegjes politik ne zone ishte nje zgjedhje e mencur dhe e qelluar sepse problemet madhore te Kombinatit si pasojat e termetit, procesi i rindertimit apo impakti i projekteve madhore te unazes apo te Lanes kerkonin nje fuqi ekzekutive te dedikuar dhe kompetente per tua koordinuar zgjidhjet. Une e vleresoj shume punen e tij elektorale dhe besoj se Kombinati do jete serish i pari ne garen zgjedhore.
  5. Megjithate ky ndryshim ne pergjegjesine drejtuese solli nje spostim jotransparent dhe mospercaktim te qarte te funksionit tim ne zone. U nderpre si me thike perfshirja ime ne aktivitetin organizativ te partise duke mos u lajmeruar kurre per kalendarin e perditshem te mbledhjeve dhe takimeve, perjashto rastet kur ky kalendar varej nga selia qendrore dhe lajmerimet mberrinin nepermjet rrjetit ne grupin Whatsapp te deputeteve. Nuk di nese kjo situate ishte e orientuar apo ishte pasoje e ndonje intrige shpirtvogel. Megjithate e fal cdokend qe me apo pa dashje ka gisht ne kete mekat, i cili mbetet i parendesishem per interesa pertej meje.
  6. I mbetem mirenjohes Edi Rames per riperfshirjen time ne pergjegjesi te larta politike qe mund te mos ndodhte pa tolerancen e tij pas perplasjeve te vitit 2008, nje perfshirje qe filloi me mirepritjen ne mitingjet kunder pushtetit te Berishes pas zgjedhjeve te 2009 es dhe vazhdoi me bashkepunimin e ngushte ne luften kunder korrupsionit ne protesten e 21 Janarit 2011, me zgjedhjet e vjedhura te Tiranes te atij viti, zgjedhjet e 2013 es e pastaj kulmoi me detyrat e larta te besuara te zevendesministrit te Mbrojtjes e te deputetit ne zgjedhjet e 2021. Uroj qe kete besim ta kem shlyer ne lartesine e duhur. Jua them keto per te deshmuar se nuk jam nga ata qe mendojne se PS u ka borxhe. Perkundrazi!
  7. E shfrytezoj kete komunikim publik per ti bere thirrje cdo kolegu, deputet ose jo, qe ka probleme hetimore serioze me SPAK te mos kandidoje ne keto zgjedhje. Kam besim se cdo person te cilit do i nderpritet procesi hetimor apo do te mund te marre pafajesine me vone, PS do i jape meritat e duhura ne vijim.
  8. Keto zgjedhje jane me rendesi historike kombetare sidomos ne 2 aspekte ku me i rendesishmi eshte integrimi europian i cili do te nderpritej dhe do te shtyhej nese Koalicioni i Krimit Madheshtor do kishte shansin te fitonte zgjedhjet dhe po aq i rendesishem eshte fati i reformes ne drejtesi. Edhe se po e paguajme me lekuren tone drejtesia e re ka garante vetem PS ne tone. E theksoj kete qe te vemendesojme drejtuesit e fushates te respektojne verberisht ligjin ne menyre qe te mos japim asnje shans gojeve te madheshtoreve te krimeve madhore te tranzicionit politik.
    Me respekt dhe ne gadishmeri per punet tona elektorale.
    Petro.

“Më 11 maj, Shqipëria përtej të majtës dhe të djathtës”/ Rama: Votë për integrimin në BE

Kryeministri Edi Rama thotë se më 11 maj, Shqipëria më shumë se kurrë, duhet të jetë përtej të majtës dhe të djathtës.

Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, Rama u shpreh se çdo shqiptar duhet të votojë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Më 11 maj, Shqipëria është më shumë se kurrë përtej të majtës dhe të djathtës, më 11 maj, çdo shqiptar e shqiptare, duhet të shkojë të votojë, por të votojë për të mos humbur asnjë sekondë në procesin e negociateve me BE. Është hera e parë ku fjalitë standarde, ju duam në BE, perspektiva juaj ështëBE, janë të përputhura me vullnetin e BE. Është hapur një dritare mundësie. Për herë të parë, vota e shqiptarëve është edhe gjeopolitike, në funksion të Shqipërisë. Ne na duhet unitet, na duhet bashkim përtej partive, na duhet lidership, na duhet qëndrueshmëri. Kjo dritare e hapur mundësie, mund të mbyllet dhe mund të kthehemi prapë te avazi. Ky është momenti. Kemi një kalendar që është më ambiciozi në historinë e integrimit, duhet të bëjmë një punë 24 orë në 24 orë. Të gjitha afatet janë të ngushta dhe të përcaktuara. Nuk është një derë e hapur, është një dritare e hapur. Mos ta neglizhojë askush”, theksoi ai

Kërkon lirinë në Apel, Veliaj niset nga paraburgimi i Durrësit drejt Tiranës

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet prej afro një muaji në paraburgimin e Durrësit, është nisur drejt Tiranës, ku pritet të marrë pjesë në seancën në Gjykatën e Apelit të Posaçëm.

Kryebashkiaku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë arrest në burg. Do të jetë gjyqtari Engert Pëllumbi i cili do të vendosë nëse do ta pranojë kërkesën e Veliajt apo të lërë në fuqi vendimin e Erion Banit.

Sakaq, edhe policia ka ndërmarrë masa dhe disa efektivë janë vendosur para gjykatës.Prej datës 10 shkurt, Veliaj mbahet i arrestuar me dyshimin se ka kryer dy vepra penale, atë të korrupsionit dhe pastrimit të parave.