Fier – Aksident në unazën lindore, plagoset drejtuesi i motoçikletës

Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në unazën lindore të qytetit të Fierit. Një automjet është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e mjekëve. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Situata e motit nesër në Shqipëri! Meteorologu grek paralajmëroj për stuhi të forta, zonat që rrezikojnë më tepër

Sinpotikani i njohur grek Sakis Arnaoutoglou paralajmëron për fenomene të ekstreme të motit në orët e ardhshme në disa zona të Shqipërisë perëndimore dhe veriperëndimore.Arnaoutoglou që tashmë mban funksionin e eurodeputetit të socialistëve grekë të PASOK-ut, në edicionin e tij të përditshëm në kanalin Youtube thekson dhe lajmëron banorët e zonave në fjalë në Shqipëri, por edhe turistët e shumtë, se priten sasi të mëdha shiu gjatë së shtunës, stuhi të forta me vetëtima dhe breshër të fortë, ashtu siç duket dhe në hartën që publikon.

“Nga mesdita e së shtunës dhe më pas shikoni si bëhen të errëta këto zona në Shqipëri prandaj ju që jeni ose do të shkoni në Shqipëri duhet të dini se fenomenet kohore atje do të kenë edhe forcë dhe kohëzgjatje dhe ndoshta do të ketë përmbytje të mëdha. Kujdes të gjithë ju që ndodheni atje”, shprehet ai.

Deputeti Erion Braçe: Piramidat online po grabisin qytetarët, autoritetet të veprojnë menjëherë!

Deputeti Erion Braçe ka ngritur alarmin për një tjetër skemë mashtruese që po funksionon online, duke përfshirë qindra qytetarë nga Divjaka dhe Lushnja. Ai tha se platforma XUEXa u ka bllokuar viktimave daljen dhe tërheqjen e parave që prej ditës së djeshme, duke i detyruar të kalojnë fondet drejt “Binance” dhe më pas për t’i tërhequr “cash” në Kosovë.

“Sot është shenja më e qartë e një piramide. Kujtoni Rrapushin e dikurshëm dhe mos e hani këtë mashtrim të ri! Boll ju kanë gënjyer e grabitur”, u shpreh Braçe.

Deputeti i bëri thirrje Policisë së Shtetit, Krimit Ekonomik e Kibernetik, Prokurorisë së Fierit, Tiranës dhe SPAK-ut që të ndërhyjnë menjëherë, pasi sipas tij “njerëzit e XUEXa janë ende në Divjakë e Tiranë dhe mijëra qytetarë po grabiten”.

Postimi i deputetit Erion BRACE

BETEJA ME PIRAMIDAT ONLINE;

XUEXa JU NDERPRET VIKTIMAVE DALJEN NGA PLATFORMA DHE TERHEQJEN E PARAVE-NGA DJE KJO!

Pra te gjithe ata nga DIVJAKA e LUSHNJA qe kane tentuar te dalin dje e sot nga XUEXa E KANE TE PAMUNDUR TE DALIN DHE TE TERHEQIN PARATE;
TE KALOJNE NGA MURI I TYRE NE PLATFORME PARATE NE BINANCE E TE VIJOJNE PER TE TERHEQUR CASHin NE KOSOVE! (ALBIN di gje ti per kete?).

SHENJA E DYTE ME E QARTE E PIRANIDES ESHTE KJO!
E MBANI MEND RRAPUSHIN MANUAL? TREGOJUANI FEMIJEVE QE TE BINDEN ME NW FUND!

Per banoret e Divjakes e Lushnjes qe jane zhytur ne kete PIRAMIDE ONLINE kam tani kete lutje:
Dje ne mbremje, pasi ju ndaluan te dilni nga XUEXa, ne Telegram ju njoftuan per grup te ri dhe PLATFORME TE RE ku do te transferohen parate tuaja!
MOOOOOOOS E HANI EDHE KETE GENJESHTER!
BOOOOOLL JU KANE GENJYER E GRABITUR! BOOOOOLL!

Nje thirrje kam per POLICINE E SHTETIT-KRIMIN KIBERNETIK E ATE EKONOMIK E FINANCIAR, PROKURORINE E FIERIT, TIRANES, SPAKun GJITHASHTU:
NXITONI, NXITONI, NJEREZIT E XUEXa JANE ENDE NE DIVJAKE E TIRANE; VEPRONI SE MIJERA NJEREZ PO GRABITEN!

Kodi i ri Penal-Kush nuk deklaron cashin ne kufi rrezikon 3 muaj burg

Kodi i ri Penal i hedhur për konsultim publik parashikon ashpërsim të masave sa i takon shkeljeve doganore. Konkretisht, kontrabanda është një ndër shkeljet që dënohet deri në 5 vite burg.

Sipas nenit 615 të draftit, “hyrja apo dalja e mallrave, në ose nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë, pa i paraqitur ato tek autoritetet doganore, kryer për t’iu shmangur kontrollit dhe/ose mbikëqyrjes doganore përbën kontrabandë dhe dënohet me burgim 1-5 vjet burg dhe konfiskimin e mallit kontrabandë.

Ndërkohë kur kjo vepër penale është bërë me mallra të ndaluara që qarkullojnë për shkak të kufizimeve ligjore, dënohet me burgim 2-7 vjet dhe konfiskimin e mallit kontrabandë dhe mjetit te transportit te tyre.

Po ashtu,  neni 616 përcakton se  “vendosja e mallrave në magazinimin e përkohshëm, në një regjim doganor ose rieksport pas përfundimit të magazinimit të përkohshëm, nëpërmjet:  fshehjes së plotë ose të pjesshme; deklarimit të rremë të llojit, vlerës dhe origjinës së mallrave, duke paraqitur fatura, certifikata ose çdo lloji tjetër dokumenti të rremë, të pasaktë, të paplotë ose të pazbatueshëm;  paraqitjes së një deklarate të rreme ose kryerjes së çdo veprimi, që ka për qëllim shmangien nga detyrimet e importit apo eksportit, përftimin pjesor a tërësor të një rimbursimi apo reduktimi nga tarifat doganore, taksat, tatimet, akciza ose të një avantazhi të çfarëdoshëm që lidhet me mallrat, përbën kontrabandë dhe dënohet me burgim nga 1-5 vjet dhe, konfiskimin e mallit kontrabandë dhe mjetit te transportit te tyre.

Në projektligj përcaktohet se “Thyerja apo heqja e vulës doganore, zëvendësimi, ndërrimi ose falsifikimi i shenjave e tjera të sigurisë të vendosura nga autoritetet doganore për qëllime mbikëqyrjeje, kontrolli ose, për pezullimin e veprimtarisë tregtare në mjediset ekonomike apo të vendosura mbi mjetin e transportit apo mallra, ose falsifikimi në çfarëdo mënyre i numrit të identifikimit të mjetit të transportit, të bëra me qëllim shmangien nga kontrolli doganor, dënohet me gjobë ose me burgim nga 2-4 vjet.

Ashpërsim të masave ka edhe sa i takon mosdeklarimit të parave në kufi.

Referuar nenit 624, “ Mosdeklarimi, në hyrje ose dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë, i shumave në të holla, i çdo lloj instrumenti të negociushëm të mbajtësit, metaleve ose gurëve të çmuar si dhe, i sendeve me vlerë dhe objekteve antikë, përtej vlerës së lejuar nga ligji për mosdeklarimin, kur burimi i tyre është i pajustifikuar ligjërisht, nëse nuk përbën vepër penale më të rëndë, përbën kundërvajtje penale dhe, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

30% e transportit rrugor do kalojë në hekurudhë

Transporti në vendin tonë pritet të pësojë një transformim në vitet e ardhshme, çka do të ndikojë edhe në reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt serrë dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Sipas Raportit të Gjendjes në Mjedis, i publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, deri në vitin 2030, rreth 30% e transportit rrugor do të transferohet drejt hekurudhës, duke lehtësuar ndjeshëm ngarkesën në rrugë dhe duke ulur ndotjen e ajrit.

Aktualisht, transporti rrugor konsiderohet ndër kontribuesit kryesorë të ndotjes së ajrit dhe të emetimeve të CO2 në vend, teksa nisja e funksionimit të trenave shihet si një nga masat më të rëndësishme për reduktimin e konsumit të lëndëve djegëse fosile, që janë karburantet.

Ndërkaq, parashikimi që rreth 30% e transportit rrugor të zhvendoset në hekurudhë lidhet ngushtë me përfundimin e disa prej projekteve më të rëndësishme hekurudhore në vend, si linja Tiranë – Durrës – Rinas dhe Vorë – Hani i Hotit. Sipas afateve tw bwra publike, projekti për ndërtimin e linjës Vorë – Hani Hotit pritet të përfundojë pikërisht në vitin 2030, teksa aktualisht është në fazë tenderimi për përzgjedhjen e kompanisë që do kryejë punimet. Ndërkohë linja Tiranë – Durrës – Rinas është më e avancuar, por afati për përfundimin e plotë është shtyrë disa herë. Së fundmi u bë me dije se trenat për këtë linjë hekurudhore parashikohet të vijnë në 3-mujorin e parë të vitit 2027. 

Përveç përfitimeve mjedisore, zhvendosja drejt transportit hekurudhor pritet të sjellë edhe rritje të sigurisë rrugore, kursime ekonomike dhe lehtësi në lëvizjen e mallrave dhe qytetarëve

Paralajmërim për platformat mashtruese TXEX, XUEXA, GROKREXDUU dhe platforma të ngjashme

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në ushtrim të kompetencave të tij ligjore për mbrojtjen e interesave të investitorëve dhe ruajtjen e integritetit të tregjeve nën mbikëqyrje, informon publikun mbi veprimtarinë e paligjshme të platformës TXEX, si dhe të platformave të ngjashme XUEXA dhe GROKREXDUU. Këto subjekte nuk janë të licencuara apo të autorizuara nga AMF për të ofruar shërbime investimi në Republikën e Shqipërisë.

Sipas AMF nga informacionet e siguruara rezulton se këto platforma paraqiten si aplikacione investimi që u ofrojnë përdoruesve të ashtuquajtura “sinjale blerjeje” për kripto-asete, duke krijuar përshtypjen tek investitorët se mund te ndikojnë mbi çmimet dhe të realizojnë përfitime. Ky mekanizëm në tërësinë e tij është fiktiv dhe nuk pasqyron veprime reale të kryera. Kjo veprimtari bie ndesh me legjislacionin në fuqi dhe përbën vepër mashtruese që cënon drejtpërdrejt interesat e investitorëve shqiptarë.

AMF, deri më sot, informon se nuk ka licencuar apo autorizuar asnjë subjekt për të operuar në këto tregje në përputhje me Ligjin nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”.

Lista e subjekteve të licencuara nga Autoriteti ndodhet në rubrikën “Regjistri i të Licencuarve” në faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Ballsh/ Fier – Arrestime për aksidente, drejtim pa patentë, ndërtime pa leje dhe kultivim narkotikësh

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit për aksidentin e djeshëm, në qytetin e Ballshit, ku shtetasi S. F., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin, përplasi një shtetase të mitur, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 18-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi O. O., 18 vjeç, banues në Levan, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. B., 57 vjeç dhe Z. D., 55 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-A. T., 60 vjeç, banues në fshatin Toshkëz, pasi ka ndotur ajrin gjatë përpunimit të qumështit në baxhon e tij në fshatin Toshkëz, si dhe ka hedhur mbetje të lëngshme në një kanal;
-I. S., 55 vjeç, banues në Fier, pasi ka ndërtuar mur rrethues, pa leje përkatëse, në subjektin e tij në fshatin Ardenicë, si dhe ka prerë 10 pisha në kufi me pronën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. H., 45 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në fshatin Drenovë, përreth banesës në pronësi të tij, u gjetën të kultivuara 10 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies. Po punohet për kapjen e 45-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Vlorë – Policia jep detaje nga aksidenti trefishtë në tunelin e Llogarasë

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, më datë 28.08.2025, rreth orës 15:45, në tunelin e Llogarasë ka ndodhur një përplasje midis tre automjeteve, fatmirësisht vetëm me dëme materiale.

Në aksident janë përfshirë automjetet:

  • tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. M.,
  • tip “Volvo”, me drejtues shtetasin A. H.,
  • tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. M.

Pas kryerjes së veprimeve proceduriale nga policia rrugore, automjetet e aksidentuara u spostuan dhe qarkullimi në tunelin e Llogarasë vijon normalisht.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë aks strategjik.