Rama largohet nga Kuvendi, ironizon opozitën me dy gishtat lart

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën me një gjest simbolik gjatë seancës së sotme parlamentare. Para se të largohej nga salla e Kuvendit, kreu i qeverisë përshëndeti me dy gishtat lart, një veprim që u interpretua si mesazh ironik ndaj Partisë Demokratike.

Fjalimi i Ramës ishte i mbushur me tone kritike dhe ironi ndaj opozitës, të cilën e akuzoi për qëndrime kontradiktore në raport me drejtësinë dhe zhvillimet e fundit politike. Kryeministri e lidhi këtë sjellje me reagimet e PD-së ndaj ftesës për Shqipërinë në Bordin e Paqes, duke sugjeruar se opozita po përpiqet ta minimizojë një arritje që, sipas tij, ka rëndësi ndërkombëtare për vendin.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se opozita po përdor tema të drejtësisë dhe akuza politike për të krijuar konfuzion dhe për të zbehur rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Gjestet dhe ironitë e kryeministrit nuk kaluan pa u vënë re në sallë, duke shtuar edhe më shumë tensionin politik mes mazhorancës dhe opozitës.

Rama ironizon akuzat e opozitës: Mos e lini Latifin, ua kthen humbjen në fitore

Screenshot

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone ironike ndaj akuzave dhe denoncimeve të opozitës, duke komentuar figurat dhe qëndrimet e saj gjatë debatit politik në Kuvend.

Duke iu referuar Latifit dhe një kongresmeni amerikan, Rama u shpreh se opozita po përpiqet të ndërkombëtarizojë akuzat ndaj qeverisë përmes lobimeve dhe denoncimeve në SHBA. Ai ironizoi pretendimet se Kongresi Amerikan do të merrej me çështje që lidhen me AKSHI-n, duke i krahasuar ato me “amendamentet e Nard Ndokës në projektligjet e PS”.

“Thuajini Latifit t’ia thotë të gjitha atij kongresmenit që e ka në xhep, që i merr nga ju e i lexon atje”, u shpreh Rama, duke shtuar se lidhjet mes Kongresit Amerikan dhe këtij personazhi janë minimale dhe pa ndikim real.

Kryeministri nuk la pa komentuar as çështjen e shpalljes së tij “non grata”, duke e cilësuar atë si një temë që opozita po përpiqet ta përdorë politikisht. Sipas Ramës, kjo çështje është ngritur në mënyrë të qëllimshme për të krijuar një klimë tensioni dhe për të justifikuar bllokimet dhe përplasjet në Kuvend.

Në fund të reagimit të tij, Rama përdori edhe një shprehje ironike, duke cituar “Kur s’të vjen zor ty, pse të më vijë mua”, për të theksuar, sipas tij, hipokrizinë dhe standardet e dyfishta të kundërshtarëve politikë.

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama u pergjigjet deputeteve

Screenshot

Miratimi në Parlament i marrëveshjes për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes të iniciuar nga Presidenti Donadl Trump nuk ka kaluar pa debate, megjithë qëndrimin e opozitës se do të votonte pro draftit.Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri pyeti kryeministrin Edi Rama se përse nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar po sot në Davos, ku përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse në Bord firmosën krah Presidentit Trump.

“Po detyrohemi si asnjëherë më parë si Parlament për të votuar emrin e kryeministrit për të përfaqësuar vendin. A është kryeministri krenar sot që Kosova dhe Presidentja Osmani ndodhet në Davos dhe doja të dija pse Rama nuk ndodhet në Davos dhe në mënyrë të hapur ka gënjyer duke thënë që ka një ftesë personale kur ishte për dhjetëra krere shtetesh. Balla ka thënë edhe që Shqipëria është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka marrë këtë ftesë. Sot Trump tha që mes disa lidereve që kam ftuar ka disa që nuk i duroj dot. Na detyroni tu votojmë këtu ju nominalisht, nëse presidenti Trump thotë që nuk dua kryeministrin të vijë në mbledhjet e organizatës, si do t’ia bëjmë ne?”, pyeti deputeti Kapri.

Në përgjigje të tij kreu i qeverisë tha se nuk kishte udhëtuar në Davos pasi do të priste vajzën e Presidentit, Ivanka Trump një ditë më parë në Vlorë.

“Jeni shqetësuar që nuk mora pjesë në Davos. Mes ftesës së babait dhe vajzës, zgjodha vajzën. Dhe natyrisht vajzën e zgjodha me lejen e babait. E dyta, duke qenë se z. Mediu lidh Amerikën me rrugën e shpresës të hidhte poshtë pretendimin e Britanisë dhe të mbante amanetin e Amerikës, por s’ka asnjë problem. Rrini i qetë, analizat i kanë bërë ata që i kanë ftuar” – u përgjigj Rama.

Përfaqësuesja e Kryeministrisë: Gjykata penale nuk ka të drejtë të pezullojë një ministër

Ky nuk është një ankim kushtetues individual, nuk kanë të bëjnë më objektin e procedimi penal, por kanë të bëjmë me marrëdhëniet mes tre pushteteve. A ka të drejtë gjykata penale të pezullojë nga detyra një ministër? Ne vlerësojmë se jo, megjithëse argumentet i përkasin çështjes në themel. GJKKO duke pezulluar ministrin ka pezulluar vendimmarrjen e ministrit, pasi nuk mund të propozojë asnjë projekt akt.Pezullimi e detyron kryeministrin që të propozojë shkarkimin e ministrit të ri dhe të propozojë një ministër të ri. Nuk mund të mohohet se masa e sigurimi penal sjell pasoja në veprimtarin e Këshillit të Ministrave dhe kryeministrit. Nëse këto pasoja janë të devijueshme apo jo, kjo i përket themelit të çështjes”, tha perfaqesusja e kryeministrisë.

Seancë vendimtare në Kushtetuese për Ballukun, GJKKO nuk do te jete e pranishme

Tiranë – Këtë të enjte, Gjykata Kushtetuese pritet të zhvillojë seancën për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku, në një përplasje të fortë institucionale mes Kryeministrisë, SPAK dhe Gjykatës së Posaçme.

Në ambientet e Gjykatës Kushtetuese kanë mbërritur dy prokurorët e çështjes, ndërsa SPAK është në pritje të shqyrtimit nga Kuvendi të kërkesës së depozituar për autorizimin e arrestimit të zv/kryeministres Balluku.

Nga ana tjetër, Kryeministri ka kërkuar në Kushtetuese zgjidhjen e konfliktit të kompetencave me Gjykatën e Posaçme (GJKKO) dhe Prokurorinë e Posaçme, lidhur me veprimet procedurale ndaj anëtares së qeverisë.

Në prag të seancës, GJKKO ka reaguar zyrtarisht duke bërë të ditur se nuk do të dërgojë përfaqësues në këtë proces, duke argumentuar se nuk mund të legjitimohet si palë në një gjykim kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës.

“Në një shtet demokratik të së drejtës, të bazuar në parimin e sundimit të ligjit dhe të ndarjes së pushteteve, një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të legjitimohet si palë në një gjykim kushtetues për të bërë parashtrime apo për të mbrojtur një vendim të dhënë prej saj,” thuhet në njoftimin e GJKKO-së.

Gjykata e Posaçme thekson se pjesëmarrja e saj në këtë proces do të cenonte parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e brendshme të pushtetit gjyqësor.

Seanca në Gjykatën Kushtetuese pritet të jetë vendimtare për ecurinë e çështjes penale ndaj zv/kryeministres Balluku dhe për balancat institucionale mes qeverisë dhe drejtësisë.

Infermierët pa paga prej një muaji: Shoqata ngre alarmin për vonesat e rënda në Shëndetësi

Tiranë, 22 janar 2026 – Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar ashpër lidhur me vonesën e pagesës për punonjësit e shëndetësisë, duke bërë të ditur se edhe pse data është 22 janar 2026, paga e muajit dhjetor 2025 ende nuk është kaluar për infermierët dhe stafin mjekësor.

Në një deklaratë për mediat, shoqata shpreh shqetësimin e saj të thellë për mungesën totale të transparencës dhe komunikimit nga institucionet përgjegjëse. Sipas saj, vonesa ka ndodhur pa asnjë njoftim apo justifikim zyrtar, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë asnjë reagim publik.

Shoqata kritikon ashpër edhe rolin e sindikatave, të cilat, sipas saj, janë kthyer në struktura pasive që reagojnë vetëm për interesa personale apo politike, duke mos mbrojtur realisht punonjësit e shëndetësisë.

“Punonjësit heshtin nga frika e presioneve dhe kërcënimeve për largim nga puna, ndërkohë që ministria premton rritje pagash si lëmoshë për t’u mbyllur gojën”, thuhet në deklaratë.

Sipas Shoqatës së Infermierëve, kjo situatë është përsëritur prej vitesh dhe asnjëherë nuk është mbajtur përgjegjësi institucionale. Infermierët dhe stafi mjekësor detyrohen të presin pa afat për një të drejtë themelore, ndërkohë që sektori i shëndetësisë ka qenë i përfshirë në skandale të shumta financiare.

“Është e turpshme që pas kaq shumë vjedhjesh dhe abuzimesh në shëndetësi, punonjësit që janë në vijën e parë të shërbimit të mbeten pa paga”, thekson shoqata.

Në përfundim, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë kërkon që dikush të mbajë përgjegjësi për këtë situatë dhe që ky fenomen të mos përsëritet më në të ardhmen.

SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka pas kallëzimit për fshehje të një dënimi në Greqi

Prokuroria e Posaçme, SPAK regjistroi një procedim penal pas një kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000. Kallëzimi ishte depozituar në SPAK nga Adriana Kalaja.

Sipas SPAK, procedimi është regjistruar për veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, por ende nuk është regjistruar ndonjë emër si person nën hetim.

Pas një hetimi administrativ që zgjati rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të martën se i kishte dërguar zyrtarisht më datë 19 janar 2026 rezultatet e këtij verifikimi pranë KLGj-së, që është organi kompetent që duhet të interpretojë rezultatet e gjetjeve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ administroi të mërkurën vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për rezultatet e verifikimit të thelluar të deklarimeve të kryera në formularin e vetëdeklarimit për pastërinë e figurës nga ana e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.

Burime zyrtare të KLGJ-së i bënë me dije BIRN se aktet e mbërritura nga Prokuroria e Përgjithshme, do t’i vendosen në dispozicion Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në KLGJ, që do të hartojë raportin. Ky raport do t’i kalohet më pas seancës plenare publike. KLGJ nuk bëri me dije ndonjë afat të përafërt se kur do të përfundojë kjo procedurë.

Edhe pse Prokuroria e Përgjithshme e mbajti të fshehtë rezultatin e verifikimit, një burim pranë saj i tha BIRN në kushtet e anonimatit se vendimi i gjykatës greke ndaj Gjokës ishte autentik.

Tashmë, KLGj do të duhet të shqyrtojë nëse gjetjet e prokurorisë përbëjnë kusht ndalimi për ushtrimin e funksionit publik, bazuar në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Akuzat ndaj Gjokës u bënë publike pasi ajo firmosi masat e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me dosjen “Partizani”. Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar vazhdimisht Gjokën, duke pretenduar se ajo është në konflikt interesi dhe se ka fshehur të kaluarën e saj, përfshi dënimin penal në Greqi. KLGJ e cila shqyrton ankesat, kërkoi verifikim të rastit nga Prokuroria e Përgjithshme.

Akuzat publike sugjeronin se ajo ishte dëbuar nga Greqia për përdorim të dokumenteve të falsifikuara ose shkelje të rregullave të qëndrimit, një fakt që pretendohet se nuk është pasqyruar në formularin e dekriminalizimit nga gjyqtarja.

Gjyqtarja Gjoka e ka kaluar më herët procesin e vetingut, pasi KPK nuk gjeti probleme që do të çonin në shkarkimin e saj. Komisioneri Publik fillimisht e ankoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, por gjatë procesit ish-komisionerja Publike Irena Nino u tërhoq nga ankimi duke bërë që vendimi i konfirmimit në detyrë të mbetej në fuqi./BIRN

Hyn në fuqi ligji për rivlerësimin e pronave, procesi nis pas 5 shkurtit

Ligji që u jep të drejtën qytetarëve dhe bizneseve që të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme me një normë tatimore prej 5% hyn zyrtarisht në fuqi më 22 Janar. 

Ndërkohë, procesi do të hapet javën e dytë të shkurtit, dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2026. Rivlerësimi u jep mundësi të gjithë individëve që kanë në pronësi  pasuri të paluajtshme, të rrisin vlerën e saj duke e bërë të barabartë me vlerën e tregut.

Ky proces pritet të rihapë shit-blerjen e pronave, pasi pronarët dhe agjencitë ishin në pritje të miratimit të ligjit,  për të mos paguar normën tatimore në 15%.

Por, cilat janë procedura kryesore që përcaktohen në ligj dhe që t që duhet të  ndjekin qytetarët për rivlerësimin?

Rivlerësimi mund të bëhet nga një ekspert i licencuar ose nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Në rast se individi vendos që të kryejë rivlerësimin me vlerën e tregut, atëherë ai zgjedh një ekspert të licencuar. Aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit.

Në këtë rast, drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës përllogarisin bazën e tatueshme dhe tatimin që duhet të paguajë individi për ta regjistruar këtë rivlerësim.