Sekuestrohen pasuritë e ‘International Medicare’ e ‘Sante Plus’, mbi 1 mln € fatura jo tatimore, fshehën të ardhurat e nuk paguan taksat

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë tëJuridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u vendos sekuestro konservative ndaj të gjitha pasurive të luajtshme dhe tëpaluajtshme të subjekteve International Medicare shpk dhe Sante Plus Group.

Hetimet mbi procedimin penal nr.5022, viti 2024, për veprat penale të parashikuar nga nenet 143/2, 179/3 dhe 180/3 të K. Penal, të kryera në bashkëpunim Drejtorinë e Hetimit Tatimor nëDrejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, nisën pas denoncimit të një shtetasi portugez, C.S. ndaj subjektit International Medicare shpk (ish Sante Plus Group).

Ky shtetas pagoi një shumë prej 5200 eurosh për marrjen e tre shërbimeve nga ky spital por doktorët që do të kryenin ndërhyrjet u larguan nga spitali. Pas disa anulimeve, ai kërkoi kthimin e shumës së parave por pa sukses. Kallëzuesi deklaroi se u mashtrua nga ky spital pasi i morrën paratë dhe nuk i ofruan shërbimin duke përdorur justifikime të ndryshme.

Nisur nga faktet e parashtruara në kallëzimin e shtetasit C.S. dhe nga deklarimet e marra të punonjëseve, u provua se ky spital operonte me mandate dore dhe jo kupona tatimorë. Gjatë kontrollit u gjetën 1 milionë euro fatura jo tatimore, tëpadeklaruara, ndërsa dyshohet se si mjekë punonin persona kryesisht shtetas turq, të palicensuar si mjekë në Republikën e Shqipërisë. U mbajt procesverbal për kqyrjen e vendit të ngjarjes ku u gjetën dhe u fiksuan si provë materiale, në sallat kirurgjikale medikamente të ndryshme të skaduara, si dhe medikamente që ndalohet shitja dhe lejohen për përdorim vetëm në spitale private.

Në funksion të hetimit të procedimit penal, u administrua akti i kontrollit i mbajtur nga organet tatimore dhe rezultoi se subjekti ”Sante Plus” ka detyrime të lindura për mosdeklarim të pagës reale. Ky subjekt ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e saktë tëpunonjësve, si rrejedhim ka fshehur vlerën e saktë të kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Kontrolli tatimor ka vlerësuar si tatim të padeklaruar nga shoqëria me efekt në TVSH shumën 12.826.573 Lekë. Po nga i njëjti kontroll rezultoi se ky subjekt duhet të lëshonte autofaturë për 11 fatura me vlerë112.736.764 lekë, me një tatim të padeklaruar të TVSH në vlerën 22.547.353 lekë. Sipas këtij akti, subjektit ”Sante Plus” i kanëlindur detyrimet tatimore nga fshehja dhe mosdeklarimi i pagave për vitet 2018-2023 në vlerën 4.510.786 lekë, si dhe për tatim tëpadeklaruar me efekt TVSH-je në vlerën 35.373.926 lekë.

Po kështu, ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se nga ana e subjektit International Medicare shpk, është vepruar nëkundërshtim me ligjin duke fshehur të ardhurat e përfituara nga pacientët, nëpërmjet mosdeklarimit të këtyre të ardhurave nëorganet tatimore në sistemet përkatëse fiskale, por duke i marëkëto të ardhura me mandate arkëtimi jo fiskale.

Në këto kushte ka të dhëna te mjaftueshme se nga ana e personave nën hetim dhe e subjektit International Medicare,  janë fshehur tëardhurat ne vlera te konsiderueshme duke bërë që për këto tëardhura të mos kryhen pagesat në favor të buxhetit të shtetit, duke i sjelle dëm të madh ekonomik interesave të shtetit shqiptar.

Nga aktet rezultoi se në kushtet kur nga raporti i kontrollit dhe veprimet e kundërligjshme në fshehjen e të ardhurave dhe mospagimit të taksave dhe tatimeve nga ana e Sante Plus Group me ortak B. K. dhe adminsitrator E.Z. është regjistruar pranë QKB dhe subjekti International Medicare shpk po me të njëjtët ortak e administrator.

Këto veprime të personave nën hetim ka dyshime se janë kryer me qëllimin e vetëm të mos kryerjes së pagesave të tatimeve dhe taksave në favor të shtetit në kushtet kur për Sante Plus Group sipas ekstraktit të QKLB, ishin vendosur një sërë sekuestrosh konservative nga zyra përmbarimore për ekzekutime të vendimeve të gjykatave.

Aksidentoi për vd*kje 17-vjeçarin në Vlorë. Arrestohet shoferi i ‘Porche’

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë.

Dumani pyetet për Ballukun: S’kam koment, prokurori nuk më ka shprehur shqetësime

Kreu i SPAK, Altin Dumani konfirmoi sot para deputetëve se nuk ka marrë ndonjë ankesë nga prokurori Dritan Prençi për presione që mund t’i jenë bërë në punën e tij.I pyetur nga deputeti Klevis Balliu për presione për shkak të zv.kryeministres Belinda Balluku, Dumani theksoi se i ka konfirmuar prokurorit të gjithë mbështetjen e tij.

Është raportuar presion i madh i madh ndaj Prencit për çështjen e Ballukut. Çfarë masash keni marrë?

Dumani: Është çështje në hetim, nuk kam për të dhënë asnjë koment. Të gjithë prokurorët kanë mbështetjen time si drejtues. Jam në komunikim të përhershëm me prokurorin dhe deri tani nuk më ka paraqitur ndonjë shqetësim. Ka gjithë mbësjetjen time për ccështjet që ka në ndjekje. Në asnjë rast nuk kam qenë bllokues hetimesh, përkundrazi jam munduar të krjioj një ambient ku prokurorët të ndihen të lirë.

 Altin Dumani largohet nga Parlamenti pasi raportoi para deputetëve per mbi 2 ore

Kreu i SPAK Altin Dumani ka lënë ambientet e Parlamentit pas përfundimit të raportimit të tij dhe përgjigjeve për pyetjet e deputetëve.

Kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi në seancë se Dumani ishte i lirë të largohej, por përfaqësuesit e tjerë të SPAK do të duhet të ndiqnin vijimin e punimeve në Kuvend.

Në seancën e sotme, Dumani raportoi mbi veprimtarinë e institucionit që drejton në vitin 2024, ndërsa më pas iu përgjigj pyetjeve të drejtuara nga deputetët e opozitës.

Dumani: Nuk kemi evidentuar asnjë politikan si pjesëtar të bandave kriminale

Duke raportuar këtë të hënë në Parlament për punën e SPAK gjatë vitit 2024, kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet nga deputeti Agron Shehaj se a ka politikanë të përfshirë në grupe kriminale.

Kreu i SPAK u shpreh se politikanë që të jenë pjesë e një bande kriminale nuk janë evidentuar, por ka pasur një rast kur një ish-deputet është në gjykim për bashkëpunim me pjesëtarë të grupeve kriminale.

“Nuk kemi evidentuar ndonjë subjekt si pjesë të grupeve kriminale. Sa i përket bashkëpunimit, po kemi pasur një ish-deputet të Kuvendit të Shqipërisë, i cili është çështje e bërë publike dhe është në gjykim për çështje të tjera. Nuk mund të jap detaje, sepse përfshihen sekrete hetimi,” tha Dumani.

Kreu i SPAK-“Jemi nën presion nga krimi i organizuar dhe politika”

Screenshot

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani po raporton në Kuvend mbi punën e kryer nga SPAK gjatë vitit 2024.
Në raport, Dumani ka evidentuar problematikat që janë hasur në punën e SPAK, duke vënë theksin në presonin nga krimi i organizuar, politika dhe media, gjë që sipas tij ndikon në efektivitetin e hetimeve.

Kreu i SPAK ka shtuar se nuk janë adresuar ende problematikat mbi statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre dhe faktin që vazhdon dhe mbetet problematike çështja e mos ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023.

Dumani është ndalur më pas edhe në nevojën për të ngritur një njësi analize për hetimet komplekse.

“Ndërkohë janë shfaqur edhe disa problematika të tjera, të cilat së bashku paraqiten, si më poshtë:

1. Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik, i cili cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu, integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK- ut, si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim më i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK.

2. Vijimi i mungesës së përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre. SPAK konstaton se, kjo problematikë nuk është adresuar ende dhe thekson se mos përcaktimi i qartë i këtij statusi mund të cenojë vijimësinë e ruajtjes së standardeve të larta profesionale të hetimit, të kërkuara nga publiku, Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe institucionet ndërkombëtare. Siç është nënvizuar edhe në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023, nga mungesa e një statusi të qartë të prokurorëve të posaçëm do të cenohej gjithashtu dhe vazhdimësia e hetimeve të rëndësishme të kryera nga SPAK.

3. Vijimi i mos adresimit të akordimit të këshilltarëve ligjor pranë Prokurorisë së Posaçme. Cilësojmë në mënyrë të përsëritur se, mungesa e këtij standardi burimi njerëzor vë në vështirësi cilësinë e hetimit dhe prapësimeve të SPAK në ndjekjen e çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit dhe në Gjykatën Kushtetuese.

4. Vijon ende të ngelet problematike numri i ulët i referimeve nga institucionet publike, përfshirë policinë e shtetit në lidhje me veprat penale në kuadër të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

5. Përfundimi i ngritjes së sistemit të administrimit të çështjeve (Case Management System) mbetet një prioritet për Prokurorinë e Posaçme. Sistemi ka një ndërtim modular dhe në dhjetor 2024 ka përfunduar zhvillimi/ndërtimi i moduleve. Për shkak të përfundimit të projektit mbështetës të ICITAP, ky proces është pezulluar dhe pritet të përmbyllet brenda vitit 2025, me fonde të BE-së.

6. Ngritja e njësisë së analizës së SPAK që do të shpërbejë për të mbështetur hetimet komplekse, matjet e riskut, dhe raportimet në kuadër të negociatave me BE, Moneyval dhe raportime në kuadër të strategjive kombëtare të ndryshme, ngele një sfidë. Po bashkëpunohet me ekspertë ndërkombëtarë për të përshtatur një model sipas kërkesave dhe funksionimit të SPAK.

7. Vijon të mbetet problematike statusi i specialistit Ndërlidhës në Sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta, i cili trajtohet si nëpunës civil bazuar në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar dhe në ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar. Kjo situatë është në kundërshtim me funksionet, që duhet të kryejë Specialisti Ndërlidhës sipas ligjit nr. 95/2016, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK, për vitin 2023.

8. Vijon të ngelet e pa adresuar mungesa e kompetencës për shqyrtimin e kërkesave të autoriteteve të huaja lidhur me njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja në Shqipëri në ngarkim të shtetasve shqiptarë për veprat penale, për të cilat Prokuroria e Posaçme ka në kompetencë, sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Po kështu, paraqitja e kërkesave për njohjen dhe ekzekutimet e vendimeve penale të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga një shtet i huaj, si dhe realizimi i procedurës të ekstradimit për jashtë të shtetasve shqiptarë.

9. Mungesa e kompetencës lëndore e Gjykatave të Posaçme për shqyrtimin e kërkesave në fazën e ekzekutimit të vendimit penal për subjektet e posaçme sipas parashikimeve të nenit 135, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 75/a, të Kodit të Procedurës Penale. Aktualisht këto kërkesa shqyrtohen nga gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm penal, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK, për vitin 2023.

10. Vazhdon dhe mbetet problematike çështja e mos ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023”, tha ai.

Kreu i SPAK, raporton në Kuvend-Nën hetim 33-ish zyrtarë të lartë.

Screenshot

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani deklaroi se nën hetim në vitin 2024 janë vënë 33 ish-zyrtarë të lartë.

Ndërkohë ai tha nga Kuvendi se rritja për këto raste është rritur numri i dënimeve të formës së prerë.

“Lufta kundër krimit të organizuar edhe për këtë vit, krahasuar me vitin paraardhës, ka shënuar arritje të rëndësishme me një rritje prej rreth 18,8% të regjistrimeve të këtyre procedimeve penale. Po kështu, është rritur edhe numri i personave të cilët janë nën hetim për këto procedime me rreth 21,6%, krahasuar me vitin 2023. Nga ana tjetër, ka një rënie me rreth 7,3% të çështjeve të dërguara për gjykim për shkak të volumit dhe kompleksitetit të tyre.

Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur një qasje aktive duke hetuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë vitit 2024, rezultojnë të jenë nën hetim 33-ish zyrtarë të lartë (ku dy prej tyre janë të regjistruar në dy procedime të ndryshme secili), nga të cilët 19 zyrtarë janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim.
Nga numri total i ish- zyrtarëve të lartë nën hetim, 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë, që përfaqëson 52,9% të rasteve.
Bashkëpunimi nga institucionet publike në lidhje me referimet e ardhura prej tyre ka nevojë ende të përmirësohet. Kështu numri i procedimeve të filluara nga referimet e përcjella nga institucionet publike mbetet i ulët, duke zënë vetëm 15,1% të totalit të referimeve të dërguara pranë SPAK nga të gjitha subjektet publike dhe private.

Është për t’u theksuar se, referimet e ardhura nga policia e shtetit, krahasuar me vitin 2023, kanë shënuar gjithashtu një rënie shqetësuese me 53,8%.

Nga ana tjetër vihet re një rritje e besimit të publikut tek SPAK në lidhje me referimet e veprave penale. Kështu për këtë vit, shumica e referimeve kanë ardhur nga shtetasit, numri i të cilave zë rreth 37% të totalit.

Krahasuar me vitin 2023, numri i procedimeve të nisura nga referimet e ardhura nga shtetasit është rritur në masën rreth 36%.
Në lidhje me masat e sigurimit, SPAK ka aplikuar një politikë penale në përputhje me standardet ndërkombëtare.


Kështu për llojin e kërkesave të masave të sigurimit rezulton se, numri i të paraburgosurve nga SPAK që ndodhen pranë Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale përbën vetëm 9,7% të totalit (nga 2,791 të paraburgosur në Shqipëri, 270 prej tyre janë nën hetim nga SPAK).

Ndërkohë, numri i të burgosurve, që janë dënuar me vuajtje dënimi me burg nga hetimet e SPAK përbën vetëm 9,5% të totalit (nga 1,722 të burgosur, 165 persona janë dënuar pas procedimeve të SPAK). Përsa i përket masave të sigurimit “arrest me burg”, kjo masë krahasuar me llojin e masave të tjera të sigurimit, për veprat penale të korrupsionit zë vetëm 5,1% të totalit të masave, ndërsa për krimin e organizuar, kjo masë sigurie zë 30,84% të totalit.

Gjithashtu, efektiviteti në gjykim për zyrtarët e lartë, ka një rritje të numrit të dënimeve të formës së prerë për këtë kategori (nga 9 në vitin 2023, në 10 për vitin 2024). Megjithatë, në përgjithësi vendimet e fajësisë në shkallën e parë të Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) kanë shënuar një rënie në masën 9% në raport me vitin 2023, ndërkohë që ato të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) janë thuajse në të njëjtin nivel me vitin paraardhës.”, tha ai.

Fier-Vetevr*tet me arme gjahu 59 vjecari

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:20, në fshatin Cakran, në ambientet e magazinës pranë banesës, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi Sh. S., 59 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të rastit.