Rama: Protestat janë “kanal mllefi”, kritika të forta ndaj debatit publik dhe rrjeteve sociale

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, reagoi për protestat masive që kërkojnë dorëheqjen e tij.  Ai tha se një kanal mllefi është lëshuar ndaj tij dhe PS-së. Rama: Cikloni i këtyre 20 ditëve nuk është interesante për atë që thotë mbi qeverisjen e Shqipërisë. Nëse kjo histori do të kishe ndodhur 10 vite më parë, do të...

Arrestohet administratori i një firme riciklimi në Fier, u gjymtua një punëtor 21-vjeçar

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin N. H., 38 vjeç, administrator i një firme riciklimi mbetjesh. Sipas Policisë, ai akuzohet për veprat penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehje e të ardhurave”. Arrestimi u bë pasi gjatë procesit të punës është gjymtuar një punëtor 21-vjeçar, shtetasi D. R. I...

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t’iu përgjigjur rritjes së pritshme të numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve në vitet e ardhshme. Gjatë inaugurimit të linjës së parë Tiranë–Toronto në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, Rama tha se ekziston një projeksion i qartë profesional për zhvillimin e sektorit dhe shtimin e kapaciteteve...

Aksident në aksin Levan–Vlorë, rëndohet trafiku

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Levan–Vlorë, ku një automjet tip “Fiat” është përfshirë në një përplasje në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e aksidentit, në këtë segment rrugor është krijuar trafik i rënduar dhe lëvizja e mjeteve po zhvillohet me vështirësi. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve...

Miratohen tre centrale të reja fotovoltaike, 126 MW kapacitet total

Qeveria ka miratuar lejet për ndërtimin e tre centraleve të reja fotovoltaike me një kapacitet të instaluar total prej 126 megavatësh. Leja e parë është dhënë për shoqërinë “DEVOLLI SUNPOWER”, e cila do të ndërtojë një central fotovoltaik me fuqi 15 MW në Bashkinë Devoll. Leja e dytë i përket shoqërisë “ONE SOLAR”, që do të ndërtojë një park fotovoltaik me...

Qeveria shpall zonat me zhvillim parësor në Patos ,Devoll, Kolonjë, Malësi të Madhe

Qeveria ka miratuar katër vendime të posaçme për përcaktimin e zonave me zhvillim parësor në bashkitë Devoll, Kolonjë, Malësi e Madhe dhe Patos, në kuadër të ligjit nr.20/2025. Në Bashkinë Devoll janë shpallur dy zona prioritare, ku përfshihen dhjetëra fshatra të njësive administrative Miras, Hoçisht, Progër dhe Qendër Bilisht. Ndërsa në Bashkinë Kolonjë janë përcaktuar shtatë zona zhvillimi, kryesisht në...

Radhë kilometrike në Kapshticë

Radhë mbi 2 kilometra në Kapshticë, pritje mbi një orë për të kaluar drejt Greqisë Fluksi i lartë i lëvizjeve në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës ka sjellë radhë të gjata dhe vonesa për udhëtarët që kalojnë drejt Greqisë. Në pikën kufitare greke të Krystallopigi-t, përballë Kapshticës, janë krijuar kolona automjetesh që tejkalojnë dy kilometra, ndërsa qytetarët detyrohen të presin...

Humb jetën 34-vjeçari në aksident me motor në autostradën Fier–Lushnjë

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në autostradën Fier–Lushnjë, pranë fshatit Vajkan, ku ka humbur jetën një 34-vjeçar. Sipas informacioneve paraprake, viktima me inicialet A.M. po udhëtonte me motor në drejtim të Lushnjës, kur dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në asfalt. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e...