“Duam drejtësi” – banorët në Durrës marshojnë pas tragj*disë ku humbën jetën dy të mitur

Pas ngjarjes tragjike ku dy të mitur humbën jetën teksa luanin përpara banesës, banorët e Durrës kanë dalë në protestë, duke kërkuar drejtësi dhe masa konkrete për rritjen e sigurisë. Me pankarta në duar dhe thirrje “Duam drejtësi”, qytetarët marshuan në rrugët e zonës ku ndodhi aksidenti fatal, duke shprehur revoltën dhe dhimbjen për humbjen e jetëve të pafajshme. Protestuesit kërkojnë...

Rama firmos vendimet per ndryshime te reja në qeveri

Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimet për ndryshime në kabinetin qeveritar. Sipas vendimeve më të fundit, Tana Kika është emëruar zv/ministre e Bujqësisë, duke iu bashkuar stafit drejtues të këtij institucioni. Ndërkohë, është firmosur edhe largimi nga detyra i zv/ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Blerta Rama. Nuk janë bërë ende publike arsyet e këtyre ndryshimeve, ndërsa pritet që në vijim të ketë...

Kan*sje me foto intime, arrestohet 17-vjeçari në operacionin “Privacy”, në kërkim bashkëpunëtori

Një rast shantazhi me materiale intime është goditur nga policia, pas kallëzimit të një 38-vjeçareje. Sipas njoftimit, dy shtetas e kishin kanosur atë për t’u dhënë shumën prej 500 eurosh, në mënyrë që të mos publikonin në rrjete sociale foto dhe video intime të saj. Menjëherë pas denoncimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan dhe finalizuan operacionin...

Rënie e sipërfaqeve me grurë në Fier, Myzeqeja larg statusit “Hambari i Shqipërisë”

Kultivimi i grurit në qarkun Fier vijon të shënojë rënie nga viti në vit, duke reflektuar ndryshimet në strukturën e bujqësisë në një nga zonat dikur më prodhuese të vendit. Sipas të dhënave, në vitin 2025 sipërfaqja e mbjellë me grurë ishte 8,954 hektarë, ndërsa në vitin 2026 ka zbritur në 7,127 hektarë, një tkurrje e ndjeshme prej rreth 1,800...

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina del nga rruga dhe përmbyset

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas pamjeve nga vendngjarja, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur jashtë saj. Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar rëndë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave...

GJKKO ndan dosjen për Marklen Hakën, nuk përfiton nga gjykimi i shkurtuar

Marklen Haka, i cilësuar si një nga personat me ndikim në zonën e Niklës, do të përballet me gjykim të zakonshëm dhe jo me procedurë të shkurtuar. Vendimi u mor këtë të mërkurë nga Gjykata e Posaçme (GJKKO), e cila vendosi gjithashtu ndarjen e dosjes së tij nga ajo e të pandehurve të tjerë në këtë çështje. Ndërkohë, për disa prej...

Goditje e shkelësve të ligjit në Fier: Arrestime për vjedhje, dh*në dhe shkelje të masave të sigurisë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin E. S., 45 vjeç, banues në Fier, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe dyshohet se më datë 02.05.2026 ka vjedhur në një lokal, disa paketa me cigare, dhe më datë 04.05.2026 i ka vjedhur portofolin një shtetasi. Specialistët për Hetimin...

Nga turistë në investitorë: Të huajt shtojnë blerjet e pronave në Shqipëri

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë të huaj jo vetëm si turistë, por edhe si banorë dhe investitorë në pasuri të paluajtshme, duke shënuar një rritje të qëndrueshme të këtij fenomeni vitet e fundit. Sipas të dhënave më të fundit, në fund të vitit 2024 në vend numëroheshin rreth 22 mijë shtetas të huaj me leje qëndrimi, një shifër...