Ambasada ruse ka reaguar pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, se pas protestave qëndron ndikimi i Kremlinit.
Në reagim, ambasada tha se është e habitur dhe u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të tregohen të kujdesshme me akuzat publike. “Na habitën këto deklarata. U bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kenë kujdes dhe të mos kërkojnë armiq aty ku nuk ka”, thuhet në reagim.
Deklarata vjen në një klimë tensionesh politike, pas protestave dhe përplasjeve në Tiranë.










