“Duam drejtësi” – banorët në Durrës marshojnë pas tragj*disë ku humbën jetën dy të mitur

Pas ngjarjes tragjike ku dy të mitur humbën jetën teksa luanin përpara banesës, banorët e Durrës kanë dalë në protestë, duke kërkuar drejtësi dhe masa konkrete për rritjen e sigurisë.

Me pankarta në duar dhe thirrje “Duam drejtësi”, qytetarët marshuan në rrugët e zonës ku ndodhi aksidenti fatal, duke shprehur revoltën dhe dhimbjen për humbjen e jetëve të pafajshme.

Protestuesit kërkojnë përgjegjësi nga institucionet dhe masa më të forta për parandalimin e ngjarjeve të tilla, sidomos në zonat e banuara ku fëmijët janë më të ekspozuar ndaj rrezikut.

Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin lokal dhe më gjerë, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.