Makina del nga rruga , përfundon në përrua

Një automjet ka dalë nga rruga në Elbasan dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Fatmirësisht, personat që ndodheshin në mjet kanë arritur të shpëtojnë pa pasoja të rënda për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale, ndërsa po hetohen edhe shkaqet që çuan në aksident.

Tatimet: Falen 50% e detyrimeve të viteve 2015-2019 nëse paguhen brenda 30 qershorit

Administrata Tatimore ka publikuar udhëzimin për zbatimin e ligjit të ri mbi fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore, duke u dhënë bizneseve dhe qytetarëve mundësinë të përfitojnë lehtësi financiare për borxhet e prapambetura. Sipas njoftimit, për detyrimet e krijuara në periudhën 2015–2019 do të falet 50% e principalit nëse pjesa e mbetur paguhet njëherësh deri më 30 qershor 2026. Ndërsa...

2540 makina të vjetra dalin përfundimisht nga qarkullimi në Shqipëri

Drejtoria e Transporteve raporton se pjesën më të madhe të kontrolleve teknike e zënë automjetet e kategorisë 4+1 dhe 8+1 vende, që janë edhe mjetet më të përdorura nga qytetarët. Gjatë kësaj periudhe janë testuar 112 mijë automjete të kësaj kategorie, ose 89% e totalit të mjeteve të kontrolluara. Po ashtu, kontrollit teknik iu nënshtruan edhe 6900 kamionë, që përbëjnë...

Policia dhe Guardia di Finanza nisin monitorimin ajror kundër drogës në Shqipëri

Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza kanë çelur zyrtarisht fushatën e përbashkët për monitorimin ajror të territorit shqiptar, një operacion që zhvillohet për të 15-in vit radhazi në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike. Ceremonia u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku delegacioni italian u prit nga Drejtori i Përgjithshëm...

Shqipëria bëhet pjesë e qendrës kibernetike të NATO-s në Estoni

Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence (CCDCOE), qendra e ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike me seli në Tallinn të Estonisë. Anëtarësimi u zyrtarizua gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit në selinë e qendrës, ku Shqipëria iu bashkua rrjetit së bashku me Finlandën dhe Suedinë, duke e çuar në 39 numrin e vendeve...

Reformë në industrinë e qumështit, 900 operatorë drejt standardeve të BE-së

Rreth 900 operatorë në industrinë e qumështit në vend do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe përmbushjes së standardeve të Bashkimit Europian, me qëllim përmirësimin e sigurisë ushqimore dhe hapjen e mundësive për eksporte. Sipas Zv.ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Tana Kika, deri tani ka përfunduar faza e parë e kategorizimit për 253 subjekte, ku janë vlerësuar kushtet e...

Polici në Fier dërgohet në gjyq për përndjekje ndaj ish-partneres

Përndiqte ish-të dashurën pas ndarjes pas 17 viteve, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq policin A.M. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.M, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përndjekja” parashikuar nga neni 121/a prg.2 i Kodit Penal.Nga hetimet mbi procedimin penal nr. 295 të vitit...

Qeveria hap rrugën për shitjen e tokës bujqësore por me kufizime, ja ku do lejohet dhe ndalohet

Të huajt mund të blejnë toka bujqësore në Shqipëri, por jo në zona strategjike apo të mbrojtura Qeveria shqiptare po propozon ndryshime ligjore që do t’u hapnin rrugë shtetasve dhe kompanive të huaja për të blerë toka bujqësore në vend. Projektligji, i cili është hedhur për konsultim publik, parashikon që të huajt të kenë të drejtë të fitojnë pronësi si...