Drejtoria e Transporteve raporton se pjesën më të madhe të kontrolleve teknike e zënë automjetet e kategorisë 4+1 dhe 8+1 vende, që janë edhe mjetet më të përdorura nga qytetarët. Gjatë kësaj periudhe janë testuar 112 mijë automjete të kësaj kategorie, ose 89% e totalit të mjeteve të kontrolluara.
Po ashtu, kontrollit teknik iu nënshtruan edhe 6900 kamionë, që përbëjnë 5% të totalit, si dhe 5500 motomjete, ose 4.3% e mjeteve të testuara.
Sipas DPSHTRR-së, 2540 automjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar përfundimisht, një shifër 35% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Institucioni sqaron se çregjistrimi i mjeteve të vjetra lidhet me mungesën e standardeve të sigurisë, amortizimin dhe problemet teknike, ndërsa thekson se ky proces ndikon në rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e rrezikut nga mjetet jashtë standardeve.
Kontrolli teknik kryhet çdo dy vite dhe konsiderohet një element kyç për sigurinë në rrugë, parandalimin e aksidenteve dhe respektimin e standardeve teknike e mjedisore.










