Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë protestave në Shqipëri kundër projektit në Zvërnec

Protestat që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë kundër projektit turistik në Zvërnec dhe politikave qeveritare kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Mijëra qytetarë kanë dalë në shesh me pankarta si “Atdheu nuk është në shitje” dhe “Edi Rama dorëhiqu”, duke kundërshtuar ndërtimet në zonat e mbrojtura. Jehonë protestave u kanë kushtuar media të njohura si BBC, The Independent dhe...

INSTAT: Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten, pagat mbeten faktori kryesor i shtrenjtimit

Sektori i ndërtimit në Shqipëri ka regjistruar sërish rritje të kostove gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti në 114.4 pikë, duke shënuar një rritje vjetore prej 1.1%. Ndikimin më të madh në këtë rritje e ka dhënë grupi “Shpenzime për paga”, i cili u rrit me 4.8%...

Pl*gosje me a*më në Sevaster të Vlorës, 37-vjeçari përfundon në spital

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në fshatin Sevaster të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është Shpati Kamberaj, i cili ka marrë një plagë në këmbë. Familjarët e kanë transportuar fillimisht me automjet deri në fshatin Kotë, ku më pas është marrë nga ambulanca dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Burime...

Pesë kërkesa ultimative ndaj Ramës, protestuesit: Janë të panegociueshme

Nga protesta e qytetarëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u prezantuan pesë kërkesa që organizatorët i cilësuan si të panegociueshme dhe të hartuara nga lëvizja qytetare. Në fjalën e mbajtur para protestuesve, përfaqësues të nismës deklaruan se pas disa ditësh protestash të pandërprera, kërkesat e tyre përfaqësojnë vullnetin e mijëra qytetarëve të bashkuar në mbrojtje të interesit kombëtar. Kërkesat e paraqitura...

SPAK sekuestron vilën të dyshuar në pronësi të Belinda Ballukut

Njoftimi i plotë: Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Belinda Balluku, e cila aktualisht është marrë e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”*, në bashkëpunim dhe pas kryerjes së veprimeve të mëtejshme hetimore dyshohet gjithashtu për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të...

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve. Në një reagim zyrtar sqarohet se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër. Theksohet se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit...

Video / T*nsione gjatë transportimit të autorit të vr*sjes se efektivit

Gjatë transportimit të Violand Braçellarit nga Spitali i Korçës drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, janë regjistruar momente tensionesh dhe reagime të forta nga qytetarë të mbledhur në ambientet e jashtme të spitalit. Sipas pamjeve, disa persona kanë shprehur revoltë ndaj të dyshuarit për vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, duke krijuar situata të tensionuara në...

Delvinë: Rrufeja godet një tufë me 150 bagëti

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Kopaçez të Bashkisë Delvinë, ku një rrufe ka goditur një tufë bagëtish, duke shkaktuar dëme të mëdha. Sipas informacioneve paraprake, në vendin e quajtur Jomina, rrufeja ka vrarë rreth 150 krerë bagëti, në pronësi të vëllezërve Arjan dhe Klement Xhelili. Menjëherë pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur veterineri...