Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në fshatin Sevaster të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është Shpati Kamberaj, i cili ka marrë një plagë në këmbë.
Familjarët e kanë transportuar fillimisht me automjet deri në fshatin Kotë, ku më pas është marrë nga ambulanca dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin e plagosjes.










