Pesë kërkesa ultimative ndaj Ramës, protestuesit: Janë të panegociueshme

Nga protesta e qytetarëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u prezantuan pesë kërkesa që organizatorët i cilësuan si të panegociueshme dhe të hartuara nga lëvizja qytetare.

Në fjalën e mbajtur para protestuesve, përfaqësues të nismës deklaruan se pas disa ditësh protestash të pandërprera, kërkesat e tyre përfaqësojnë vullnetin e mijëra qytetarëve të bashkuar në mbrojtje të interesit kombëtar.

Kërkesat e paraqitura janë:

  1. Dorëheqja e qeverisë;
  2. Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
  3. Shfuqizimi i Paketës së Maleve;
  4. Anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
  5. Anulimi i ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Organizatorët theksuan se protesta është organizuar nga qytetarë të lirë dhe se do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të paraqitura.