Paralajmërimi i sinoptikaneve: Vijon rreziku i përmbytjeve, temperaturat zbresin nën zero
Sinoptikanët paralajmërojnë se rreziku i përmbytjeve vijon të mbetet i lartë në disa zona të vendit, si pasojë e prurjeve të shtuara në lumenj dhe tokave të ngopura me ujë nga reshjet e ditëve të fundit. Ndërkohë, moti pritet të pësojë një kthesë të ndjeshme, pasi termometri do të shënojë vlera nën zero gradë, kryesisht gjatë orëve të natës dhe...
Rikthehet furnizimi me ujë në Fier, por vetëm për përdorim sanitar
Pas tërheqjes së lumit Vjosa nga stacioni i pompimit në Kafaraj, është rikthyer furnizimi me ujë në qytetin e Fierit. Sipas një njoftimi zyrtar nga sh.a. Kanalizime Fier, uji që aktualisht vjen në rubineta është i përshtatshëm vetëm për përdorim sanitar dhe nuk duhet të konsumohet për pije apo për gatim. Autoritetet bëjnë me dije se kufizimi do të mbetet në...
Shqipëria në ditën e katërt të përmbytjeve: 13 211 ha tokë dhe 1 587 banesa nën ujë, Rama premton kompensim të dëmeve
Shqipëria vijon të përballet me pasojat e motit të keq, ndërsa vendi ndodhet në ditën e katërt të përmbytjeve masive. Sipas bilancit zyrtar të bërë publik në mbledhjen e Këshillit të Emergjencave Civile, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, deri më tani janë përmbytur 13 211 hektarë tokë bujqësore dhe 1 587 banesa në disa qarqe të vendit. Kreu i...
Rrëshqitje dherash bllokojnë aksin Gjirokastër–Tepelenë, qarkullimi me vështirësi
Si pasojë e motit të përkeqësuar, janë regjistruar dy bllokime rrugësh në aksin Gjirokastër–Tepelenë, konkretisht në kryqëzimin e Urës së Leklit dhe në zonën e njohur si Shkalla e Zezë. Bllokimet janë shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave, të cilat kanë penguar qarkullimin normal të automjeteve. Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e materialeve...
Rama mbledh Shtabin e Emergjencave, jane evakuar 51 familje
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Shtabin e Emergjencave Civile për të analizuar situatën e krijuar nga reshjet e shumta të ditëve të fundit në disa qarqe të vendit. Sipas Ramës, intensiteti i reshjeve ka ardhur në rënie, ndërsa strukturat janë në terren dhe po monitorojnë nga afër zonat problematike. Deri në këto momente, nga autoritetet është bërë e ditur se...
Lumi Seman nga shtrati, përmbyten tokat bujqësore në Lushnje dhe Divjakë
Reshjet e dendura që vijojnë prej disa ditësh kanë shkaktuar probleme në zonat e Lushnjës dhe Divjakës. Lumi Seman ka dalë nga shtrati, duke përmbytur rreth 130 hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturës në fshatrat Ngurrëz dhe Imshtë. Ndërkohë, lumi Shkumbin është afër të dalë nga shtrati, me disa hektarë tokë tashmë të përmbytur. Në njësinë administrative Grabjan të Divjakës dhe në...
Reshjet e borës përfshijnë Kukësin, rrugë të bllokuara dhe rrezik rrëshqitjesh
Pas 48 orësh reshje intensive shiu, territori i Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës. Gjatë orëve të para të mëngjesit, qyteti i Kukësit është zgjuar i zbardhur, ndërsa temperaturat kanë zbritur nën 0 gradë Celsius.Bora ka krijuar shtresën e parë në qytet, pa shkaktuar probleme serioze në qarkullim. Reshjet e borës janë më të dendura në zonat e thella malore,...
Vjosa arrin ne nivelin e 9 m, permbyten tokat bujqesore ne Fier e Vlore
Lumi Vjosa ka shënuar një rritje të ndjeshme të nivelit të ujit, duke arritur në kuotën 9 metra, nivel që konsiderohet alarmant. Si pasojë e prurjeve të mëdha, janë përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore në qarqet Fier dhe Vlorë, duke shkaktuar dëme të shumta për fermerët e zonës. Zonat më të prekura raportohen në fshatrat përgjatë shtratit të lumit,...






