Al*rm për përmbytje nga Vjosa – Rrezikohet furnizimi me ujë i pijshëm për qytetin e Fierit
Situata paraqitet alarmante si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Vjosa. Në zonat Kashisht, Hambar dhe Çerven, lumi ka përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore, duke shkaktuar dëme dhe rrezik për banorët. Sipas informacioneve paraprake, uji ka arritur deri pranë vendburimeve të ujit të pijshëm që furnizojnë qytetin e Fierit. Ndërmarrja e Ujësjellësit Fier ka njoftuar se kjo situatë...
Aksident në Lushnje, humb jetën një 60-vjeçar me motor
Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar paraditen e kësaj të mërkure në fshatin Kurtinë, në bashkinë Lushnjë. Një 60-vjeçar, i cili po udhëtonte me motomjet, ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht dhe është përplasur në asfalt. Sipas të afërmve, viktima vuante nga probleme të zemrës dhe dyshohet se mund të ketë pësuar një atak kardiak gjatë drejtimit të...
Gjykata e Posaçme liron nga qelia CEO-n e Bankers Petroleum
Gjykata e Posaçme ka vendosur të lirojë nga qelia me masën e arrest shtëpie CEO-n kinez të kompanisë Bankers Petroleum, Hongping Xiao. Vendimi vjen vetëm pak ditë pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për zgjatjen e afateve hetimore me 3 muaj për dosjen “Bankers”, me argumentin e kryerjes së veprimeve shtesë hetimore për shkak të kompleksitetit të çështjes. Aktualisht, CEO...
Moti i keq në lumi Lana, rrezikon të dalë nga shtrati
Reshjet e dendura të shiut kanë rritur nivelin e lumit Lana ditën e sotme.Reshjet e dendura të shiut gjatë gjithe nates dhe dites së sotme kanë sjellë rritje të ndjeshme të nivelit të lumit Lana. Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa qytetarët këshillohen të shmangin qëndrimin pranë brigjeve dhe zonave të ulëta, për shkak të rrezikut të përmbytjeve lokale. Situata...
Rrëshqitje dherash bllokon aksin Tepelenë–Gjirokastër
Aksi nacional Tepelenë–Gjirokastër është bllokuar në vendin e quajtur Shkalla e Zezë, pas rrëshqitjes së një masivi dherash dhe shkëmbinjsh në rrugë. Si pasojë, janë krijuar radhë të gjata automjetesh në të dy drejtimet e qarkullimit. Në vendngjarje kanë mbërritur policia rrugore dhe punonjësit e firmës kontraktore, të cilët po punojnë për largimin e baltës dhe gurëve nga karrexhata, me...
Trafik 7 km në Kakavijë, emigrantët qëndrojnë deri në 3 orë në doganë
Radha kilometrike vijon edhe sot në pikën kufitare të Kakavijës, ku emigrantët shqiptarë po kthehen drejt vendeve të tyre të punës pas festave.Kolonat e automjeteve arrijnë deri në 7 kilometra, ndërsa pritja në doganë shkon mbi 3 orë. Situata e rënduar është shkaktuar kryesisht nga pala greke, e cila po punon vetëm me dy sportele, ndërkohë që pala shqiptare ka...
Rritet bilanci i aksidenteve rrugore: shkelja e rregullave, alkooli dhe celulari, shkaqet kryesore
Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, përdorimi i telefonit celular dhe orët e gjata pa gjumë vijojnë të jenë faktorët kryesorë që çojnë në aksidente rrugore, sidomos gjatë periudhave festive. Edhe fillimi i vitit 2026 paraqitet shqetësues. Vetëm në 5 ditët e para të këtij viti janë regjistruar 5 aksidente rrugore me pasojë...
Viti nis pozitivisht për valutat e huaja, forcohen dollari, euro, franga dhe paundi
Dollari amerikan e ka nisur vitin në rritje, duke fituar pikë krahasuar me vitin që lamë pas. Sipas kursit të këmbimit në tregun vendas, këtë mëngjes dollari blihet me 81.5 lekë dhe shitet me 82.8 lekë. Edhe monedha europiane ka shënuar rritje të ndjeshme këtë të hënë, duke e nisur vitin në trend pozitiv. Euro blihet sot me 95.8 lekë...






