Nisin reshjet e dëborës në Qafën e Llogarasë
Në Qafën e Llogarasë kanë rinisur reshjet e dëborës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor në këtë aks. Problemet janë evidentuar në segmentin nga fshati Dukat deri në zonën e Palasës, ku drejtuesit e mjeteve po lëvizin me kujdes të shtuar. Shërbimet përkatëse ndodhen në terren për menaxhimin e situatës, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore dhe...
Hapja e portave të HEC-eve Ulëz dhe Shkopet sjell përmbytje në fshatrat e Kurbinit dhe Lezhës
Hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit kanë hapur portat si pasojë e rritjes së prurjeve ujore, duke shkaktuar përmbytje në disa fshatra të Kurbinit dhe Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, rritja e nivelit të ujit ka sjellë daljen nga shtrati të përrenjve dhe përmbytjen e tokave bujqësore, ndërsa në disa zona uji ka depërtuar pranë banesave. Situata është bërë problematike për banorët,...
Vjosa rritet sërish, niveli arrin 6 metra – priten prurje edhe më të mëdha
Niveli i lumit Vjosë është rritur sërish mesditën e kësaj të shtune, duke shtuar shqetësimet për një situatë të mundshme emergjente. Gjatë ditës së djeshme dhe në orët e para të ditës së sotme, niveli i ujit ka luhatur në kuotat 5.1–5.2 metra, ndërsa në mbrëmjen e së shtunës është shënuar një rritje e ndjeshme, duke arritur në 6.0...
Thyen arrestin shtëpiak dhe tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, arrestohet ish-zyrtarja e Ministrisë së Brendshme
Një ish-zyrtare e Ministrisë së Brendshme është arrestuar nga Policia pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka tentuar t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit të saj. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasja Alma Bine, 43 vjeçe. Sipas njoftimit zyrtar, 43-vjeçarja dyshohet se ka shkelur vendimin e gjykatës duke dalë nga...
Ka nisur rënia e nivelit të prurjeve edhe në lumin Seman
Ka nisur rënia e nivelit të prurjeve edhe në lumin Seman. Gjatë ditës së sotme, uji është tërhequr nga rruga Belinë–Kallm, si edhe nga zona e stacionit të pompimit, duke përmirësuar situatën në këto pika problematike. Megjithatë, autoritetet bëjnë me dije se në orët në vijim, për shkak të shkarkimeve të planifikuara nga hidrocentrali i Banjës, mund të ketë një...
Gjendet një makinë në përrua në Klos, dyshohet se drejtuesin e ka marrë rrjedha e ujit
Një automjet është gjetur i përmbysur në një përrua në zonën e Klosit, duke ngritur dyshime se drejtuesi i mjetit mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit. Sipas informacioneve paraprake, makina është konstatuar nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet. Dyshohet se mjeti ka përfunduar në përrua si pasojë e motit të keq dhe rritjes së...
Situata në Qarkun Fier-Reshje me intensitet të ulët, lumenjtë në monitorim
Sipas informacionit zyrtar të orës 08:00, gjatë natës dhe në vijim në Qarkun Fier janë regjistruar reshje shiu me intensitet të ulët. Deri në këto momente, situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll. Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm vijon pa probleme. Hidrovoret ndodhen në gjendje pune dhe në...
Moti i keq lë pa energji elektrike rreth 300 familje në Qarkun e Gjirokastrës
Moti i keq dhe defektet e shkaktuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike vijojnë të krijojnë probleme në disa zona të Qarkut Gjirokastër. Gjatë ditës së shtunë, rreth 300 familje në zonat malore të Tepelenës dhe Përmetit kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike. Sipas burimeve zyrtare, ndërprerje dhe stakime të herëpashershme janë regjistruar...





