Protesta / PE miratoi amendamentin për Vjosë-Nartën! Eurodeputetja kundër Ramës

Grupi i të Gjelbërve në Parlamentin Europian ka përshëndetur miratimin me shumicë të gjerë të amendamentit të tyre lidhur me zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës, duke e cilësuar atë si një mesazh të qartë në mbrojtje të mjedisit dhe kundër projekteve që, sipas tyre, rrezikojnë ekosistemet më të ndjeshme të Shqipërisë. Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka reaguar në lidhje me...

Votohet me 84 vota pro amnistia penale

Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të enjte është bashkuar në rinisjen e seancës plenare në Kuvend ku u votua amnistia penale. Para votimit, në seancë pati tensione dhe kryeparlamentari, Niko Peleshi vendosi që deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj të përjashtohej nga seanca pasi bënte thirrje ai të japë dorëheqjen dhe të dëgjonte kërkesat e protestuesve. Në seancë munguan...

Bajrat kallëzojnë deputeten Marjana Koçeku në SPAK

Familja e Bajrave ka kallëzuar në SPAK deputeten Marjana Koçeku lidhur me postimin e saj të shpërndarë në medias sociale. Bajrat e kanë kallëzuar për shpifje teksa kanë hedhur poshtë akuzat e deputetes se ata kanë kërcënuar familjen e saj. Në reagimin e saj, Koçeku paralajmëroi se do të reagojë ashpër nëse familjes së saj i ndodh diçka. “Ky mesazh i drejtohet...

Rama për protestën: “Flamingot po përdoren nga sorrat dhe korbat”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat për zonën e mbrojtur të Vjosë–Nartës dhe projektet e zhvillimit në zonë, duke përdorur një gjuhë metaforike ndaj protestuesve dhe kundërshtarëve politikë. Në një postim të gjatë, Rama shkruan se “rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira”, duke theksuar se shqetësimi për natyrën është legjitim, por sipas...

Autobusi del nga rruga, përplaset me tabelën e një karburanti

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku një autobus ka humbur kontrollin dhe është përplasur me tabelën e një pike karburanti. Si pasojë e përplasjes, tabela është dëmtuar, ndërsa autobusi ka përfunduar pranë ambientit të furnizimit me karburant. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen persona të lënduar apo shpërthim zjarri. Ngjarja ka...

Fier/ Ndërpritet furnizimi me ujë në qytet dhe disa zona rurale

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier ka njoftuar ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë për qytetin e Fierit dhe disa zona rurale, për shkak të punimeve në Depon Qendrore “Qafa e Koshovicës”. Sipas njoftimit, ndërprerja për zonën urbane ka nisur në orën 22:00 të datës 17 qershor dhe furnizimi pritet të rikthehet pas orës 10:00 të datës 18 qershor. Ndërkohë, për...

AKB aksion në plazhet e Vlorës, sekuestrohen çadra e shezlongë të vendosur pa leje

Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka nisur një aksion në të gjitha plazhet e Vlorës për lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me rregullat. Gjatë kontrolleve janë konstatuar dhjetëra subjekte që kishin vendosur çadra dhe shezlongë mbi numrin e lejuar në kontrata dhe leje. Autoritetet kanë sekuestruar pajisjet e vendosura në mënyrë të paligjshme, ndërsa hapësirat publike janë liruar...

SPAK e hetoi për tenderat, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

Jonaid Myzyri është emëruar në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, duke zëvendësuar Arlinda Pogajn. Emërimi vjen në një kohë kur emri i tij është përmendur më herët në hetimet e SPAK lidhur me procedura tenderash dhe dyshime për shkelje në prokurimet publike.