Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku një autobus ka humbur kontrollin dhe është përplasur me tabelën e një pike karburanti.
Si pasojë e përplasjes, tabela është dëmtuar, ndërsa autobusi ka përfunduar pranë ambientit të furnizimit me karburant. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen persona të lënduar apo shpërthim zjarri.
Ngjarja ka shkaktuar panik për shkak të afërsisë me pikën e karburantit, ndërsa rrethanat e aksidentit pritet të zbardhen nga policia.










