Takim konsultativ në Fier për Reformën Administrativo-Territoriale

Ditën e martë, më 12 maj, në orën 17:00, në Teatrin “Bylis” në Fier, do të zhvillohet takimi konsultativ për Reformën Administrativo-Territoriale.

Në këtë takim ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët e qarkut Fier, si dhe përfaqësues nga bashkitë Fier, Lushnjë, Divjakë, Patos, Mallakastër dhe Roskovec, për të ndarë mendimet dhe sugjerimet e tyre mbi një organizim territorial më funksional dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për komunitetin.

Ky konsultim synon të mbledhë opinionet e qytetarëve dhe aktorëve vendorë për të diskutuar mbi përmirësimin e ndarjes administrativo-territoriale dhe rritjen e eficiencës së shërbimeve publike.

📍 Teatri “Bylis”, Fier
🗓️ 12 Maj
Ora 17:00

Pjesëmarrja dhe kontributi i qytetarëve konsiderohen thelbësore në këtë proces konsultimi publik.