Stuhia në Rusi vret 10 persona dhe lëndon 76 të tjerë

Stuhia në Rusi vret 10 persona dhe lëndon 76 të tjerë

39
SHPËRNDAJE

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 76 të tjerë janë plagosur pas një stuhie të fortë që goditi zonat e Rusisë qendrore, tha Ministria e Emergjencave.

Tetë nga viktimat, tre prej tyre fëmijë, vdiqën kur pemët ranë në kampingun e tyre në rajonin Mari El, shkruan BBC.

Kampistët nuk kishin marrë parasysh parashikimin e motit dhe nuk ishin regjistruar në ministri, tha ai.

Stuhia preku tetë rajone, duke lënë rreth 100,000 njerëz pa energji elektrike dhe duke dëmtuar rreth 50 ndërtesa.

Ministria e Emergjencave u bëri thirrje njerëzve të shmangin pemët, ndërtesat e paqëndrueshme, shëtitjet në fshat dhe notin.

Vend kampingu është afër liqenit Yalchik, një pikë e njohur turistike në parkun kombëtar Mari Chodra në veri të lumit Vollga më shumë se 600 km në lindje të Moskës.

Fotot e postuara nga ministria tregonin makina dhe tenda të dëmtuara rëndë pranë pemëve të rrëzuara.

Disa qindra njerëz ishin kampuar në brigjet e liqenit kur goditi stuhia, shtoi ministria.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se kishte hapur një çështje penale

S'KA KOMENTE