Shkencëtarët grekë bëjnë zbulimin e ri

Shkencëtarët grekë bëjnë zbulimin e ri

145
SHPËRNDAJE

Dy shkencëtarë grekë arritën të krijonin letër nga bakteret. Ata përdorën njohuritë e universitetit, laboratorëve, por edhe eksperimentet e tyre.

Biologu Panagiotis Dimitriou nga Halkida, i cili po vazhdon studimet dhe është student i Mjekësisë në Universitetin e Janinës dhe biologu Giorgos Zochios, nga Santorini që po kryen një master në Bioteknologji në EKPA, po kërkonin një mënyrë miqësore me mjedisin, për të krijuar letër dhe e kanë arritur qëllimin e tyre.

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve të Athinës, Panagiotis Dimitriou iu referua kërkimeve dhe shqetësimeve për mbrojtjen e mjedisit.

Me Giorgos Zochios, ne u takuam si studentë në departamentin e Biologjisë Uni të Athinës. Ne ishim studentë dhe u bëmë menjëherë miq dhe e kaluam kohën duke eksperimentuar. Në një moment, u ulëm dhe menduam se sa pemë janë prerë për letër, të cilën ne të gjithë e përdorim dhe menduam të gjenim një mënyrë më miqësore me mjedisin. Pastaj Giorgos tregoi idenë e tij për të përdorur bakteret”, tha biologu Panagiotis Dimitriou.

“Ne të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është letra në jetën tonë të përditshme. Ajo që ne nuk dimë, është se sa pemë priten për ta krijuar atë. Një kilogram letër kërkon 3 herë peshën e saj në pemë. Imagjinoni, vetëm në Greqinë,  çdo vit pritet një pyll 10 herë më i madh se mali i Parnitës. Sot rreth 15 miliardë pemë priten ose digjen çdo vit dhe prej tyre vetëm 5 miliardë rimbilleni ose rriten vetë. Kështu, çdo vit vlerësohet se ka një humbje neto prej 10 miliardë pemësh dhe pasuria pyjore e Tokës zvogëlohet me afërsisht 0.3%”, u shpreh ai.

Eksperimentet filluan në shtëpinë e Giorgos Zohios në Athinë.

“Ne i rritim bakteret në një enë, në një lëndë ushqyese të përshtatshme dhe ato prodhojnë një përzierje që përmban fibra celuloze. Ne mbledhim këto fibra, i pastrojmë nga mbeturinat qelizore dhe shtojmë materiale që përcaktojnë ngjyrën dhe strukturën. I lëmë të thahen në mënyrë që të marrim letër, të njëjtë me atë që përdorim çdo ditë”, tha biologu Dimitriou.

Panagiotis Dimitriou dhe George Zochios, marrin pjesë si ekip në Konkursin e Parë të Inovacionit dhe Sipërmarrjes së Studentëve. Madje, ata kanë kaluar në fazën finale, duke qenë një nga dhjetë skuadrat finale.

Dy vjet më parë, Panagiotis dhe Giorgos krijuan TrueMed, një grup shkencor i shkrimit shëndetësor, në të cilin studentët mund të shkruajnë artikuj bazuar në burime të vlefshme. Tashmë brenda dy viteve, më shumë se 100 studentë kanë shkruar artikuj që synojnë të informojnë në mënyrë të vlefshme botën për çështjet shëndetësore

S'KA KOMENTE