Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci.
Beci akuzohet për favorizimin e një kompanie në një procedurë prokurimi me vlerë rreth 700 mijë euro. Shkeljet e dyshuara lidhen me periudhën kur ai mbante detyrën e drejtorit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).










