Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka kërkuar sqarime lidhur me kushtet në burgjet shqiptare, pas raportimeve për hyrjen e personazheve të njohur të showbizit në ambientet e burgjeve, si dhe për qeli luksoze që ngjajnë me hotelet e Dubait.
Në përgjigjen e tij, drejtori i Policisë ka deklaruar se disa prej pamjeve që kanë qarkulluar në media janë krijuar me Inteligjencë Artificiale (AI). Ai ka pranuar se ka pasur raste të tilla, por ka theksuar se për të dënuarit me mbi 15 vite burg ekziston mundësia e personalizimit të dhomave, duke qenë se do të kalojnë një kohë të gjatë aty.
“AI është problem i madh, ka pasur raste, por disa janë problem i madh. AI është problem i madh, duhet rregulluar. Nuk ka pasur pajisje të ndaluara, por sende të tepërta. Për krimet e rënda, për të cilat janë të dënuar mbi 15 vite, edhe bota ka të drejtën të personalizojë dhomën, sepse do të kalojë jetën aty”, është shprehur ai.
Më tej, drejtori ka ngritur pikëpyetje edhe mbi reagimin e Policisë ndaj rasteve të bëra publike, duke pretenduar se disa prej pamjeve kanë dalë në media vetëm pasi situata ishte ndryshuar.










