SPAK kërkesë kompanisë “Meta”: Na ndihmoni për vendndodhjen e Arben Ahmetajt

SPAK kërkesë kompanisë “Meta”: Na ndihmoni për vendndodhjen e Arben Ahmetajt

118
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar informacion “Facebook”, lidhur me vendodhjen e ish-z.kryeministrit Arben Ahmetaj. Pas reagimeve përmes rrjeteve sociale, SPAK i ka kërkuar informacion Facebook mbi vendodhjen e Ahmetajt.

Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme në letërporosi i ka drejtuar disa pyetjeve  zyrave qëndroreve te kompanisë “Meta” të Mark Zuckerberg, i cili ka pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish numri dy i qeverisë.

Sipas të dhënave SPAK, ka kërkuar informacion mbi vendin ku është loguar llogaria e Ahmetajt, me qëllim gjurmimin e vendodhjes së tij. Brenda një viti, Shqipëria ka mesatarisht 60 kërkesa të tilla ndaj kësaj kompanie ndërsa përgjigjet kanë qenë mesatarisht në 50%.

Rikujtojmë se Arben Ahmetaj ndodhet në kërkim ndërkombëtar që prej muajit korrik në lidhje me inceneratorët. Ndërkohë vetëm disa ditë më përpara, SPAK hapi një hetim të ri ndaj tij, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, në lidhje me privatizimin e ish-fabrikës së bukës.

S'KA KOMENTE