Situata ne veri te vendit/Ndërhyrje për pastrimin e borës në Qafë Thore, borëpastrueset në terren

Në aksin rrugor të Qafë Thores ka nisur ndërhyrja për pastrimin e borës dhe përmirësimin e kushteve të qarkullimit.

Në këtë zonë raportohet prani e një sasie të vogël dëbore në rrugë, ndërsa mjetet borëpastruese vijojnë punën për largimin e saj.

Ndërhyrja synon të garantojë lëvizjen sa më të sigurt për drejtuesit e automjeteve që përshkojnë këtë aks rrugor.