Blindohet hyrja e Vlorës pas vrasjes në Fier, kontrolle për automjetet e dyshuara

Policia ka shtuar masat e sigurisë në hyrje të qytetit të Vlorës, pas vrasjes me armë zjarri të Selami Hasanit në Fier, ku mbeti i plagosur edhe vëllai i tij.

Efektivët kanë ngritur pika kontrolli në akset hyrëse të qytetit, ku ndalojnë automjetet e dyshuara dhe kryejnë verifikime për drejtuesit dhe pasagjerët.

Kontrollet synojnë identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar, si dhe parandalimin e largimit të mundshëm të autorëve pas ngjarjes së rëndë kriminale të regjistruar në Fier.