Ky që shihni në foto është Jakup Hasani, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit ndaj Selami Hasanit, përballë banesës së këtij të fundit në Fier.
Sipas burimeve, Jakup Hasani ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike, në luftë me jetën.
Dyshimet paraprake janë se autorët mund të jenë futur në banesën e viktimës për të realizuar atentatin.
Ndërkohë, pak pas raportimit të vrasjes, në periferi të Fierit është djegur një automjet, i cili dyshohet se mund t’u përkasë autorëve të krimit.
Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.










